logo

Fakulteti i Mjekësisë

lajm

Rektori Prof. Dr. Shaban Buza priti në takim Dr. Remigiusz Labudzki, nga Universiteti Teknologjik i Poznanit në Poloni

07/07/2016

Rektori i UGJFA-së, Prof. Dr. Shaban Buza me dt. 29.06.2016 priti në takim prof. dr. Remigiusz Labudzki, nga Universiteti Teknologjik i Poznan-it në Poloni. Vizita e prof. Labudzki-t u realizua në kuadër të qëndrimit të tij disa ditor në Kosovë me programin CEEPUS (Central European Exchange Programme for University Studies). Ndërsa, nga UGjFA-ja në takim morrën pjesë edhe dy prorektorët Prof. Dr. Januz Bunjaku dhe Prof. Ass. Mimoza Dushi.

Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i mundësive të bashkëpunimit ndëruniversitar në kuadër të programit Erasmus+ dhe CEEPUS, përfshire shqyrtimin e programeve të përbashkëta mësimore dhe shkëmbimin e personelit akademik. Për këtë qëllim Rektori Buza diskutoj mbi organizimin, fakultet dhe programet mësimore në UGjFA dhe gjithashtu shprehu gatishmërinë që të përkrahë këtë bashkëpunim. Ndërsa, prof. Labudzki paraqiti programet mësimore në gjuhën angleze që mund të ofroj Univiversiteti Poznan dhe mundësinë e bartjes së tyre në UGjFA.