Vazhdojnë punimet e punëtorisë në kuadër të projektit ResearchCult

Vazhdojnë punimet e punëtorisë në kuadër të projektit ResearchCult

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, në mënyrë virtuale vazhdojnë punimet e punëtorisë në kuadër të projektit ResearchCult, e cila shënoi ditën e dytë.

Pjesemarrës në punëtori nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ishin rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, zyrtarë nga Zyra për Marrëdhënie me Jashtë dhe stafi akademik, të cilët ndoqën prezantimet:

  • Prezantimi i planeve praktike kërkimore nga universitetet e Kosovës, partnerët me moderim nga Z. Agron Hajdari, IBCM;
  • Prezantimi i Planit kërkimor - IBCM nga Prof. Jelena Gjokiç, IBCM;
  • Prezantimi i Planit kërkimor - Universiteti i Prishtinës nga Prof. Avni Hajdari, Zyra për Kërkim te sponsorizuar;
  • Prezantimi i Planit Kërkimor nga Universiteti i Haxhi Zeka nga Prof.Asoc.Dr. Sabiha Shala;
  • Prezantimi i shabllonit kornizë për kërkimin e planit universitar nga Prof. Jelena Gjokiç, IBCM;
  • Prof. Fiorenza Deriu nga Universiteti Sapienza i Romës.

 

 

 

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom