Urimi i rektorit prof. ass. dr. Artan Nimani për Festën e 28 Nëntorit

Urimi i rektorit prof. ass. dr. Artan Nimani për Festën e 28 Nëntorit

Të nderuar studentë dhe punonjës të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë,

Të nderuar bashkëkombës,

 

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë t’ju uroj 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Uroj që kjo festë e madhe t’i bashkojë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, të jetojmë përherë të njësuar, në harmoni me njëri - tjetrin, duke kujtuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur të tashmen dhe duke punuar për të ardhmen!

Gëzuar 28 Nëntori! Zoti i bekoftë shqiptarët!

 

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë,

Prof. ass. dr. Artan Nimani

tp-bottom