Universiteti i Gjakovës përgatit kuadro të cilat i duhen Republikës së Kosovës

Universiteti i Gjakovës përgatit kuadro të cilat i duhen Republikës së Kosovës

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” (UGJFA) përgatit kuadro për tregun e punës, respektivisht kuadro për arsim, shëndetësi, administratë si dhe fushat e tjera përmes të cilave Kosova do të rrisë aftësitë konkurruese.

Pas diplomimit, studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” janë të gatshëm për tregun e punës.

Studentët e Fakultetit të Edukimit, aktualisht e kanë tregun më të sigurt të punës. Pas përfundimit të studimeve, ata janë të gatshëm të gjejnë punë në shkollat fillore të Kosovës. Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani" mbetet institucioni që përgatit mësimdhënës për arsimin fillor.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë mund të punojnë në Kujdesin Parësor Shëndetësor: QKMF, QMF, AMF-të në zona rurale, në Kujdesin Dytësor dhe Tretësor: Spitalin Rajonal, Qendrën e Shëndetit Mendor dhe Institutin Kombëtar të Mjekësisë së Punës (IKMP). Me planprogramin që kanë dhe me përgatitjen që do të bëjnë, këta studentë mund të punësohen edhe në sistemin privat dhe jashtë vendit.

Fakulteti i Filologjisë me programet e saj, iu ofron studentëve mundësitë e punësimit në jetën administrative dhe kulturore (si redaktorë tekstesh), në jetën arsimore (si mësimdhënës), si përkthyes dhe gazetarë.

Në vazhdimësi për të zbatuar dijen në praktikë, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” do t’ju ofrojë studentëve programe të veçanta, të cilat përgatitin studentët për sfidat e kohës në kuadër të fushës së studimeve.

Fotot e lajmit

tp-bottom