Rektori Nimani priti në takim Dr. Valon Myrtën, Kryetar i KBI të Gjakovës

Rektori Nimani priti në takim Dr. Valon Myrtën, Kryetar i KBI të Gjakovës

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, priti në takim Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës Dr. Valon Myrta dhe imamin e Xhamisë së fshatit Bec, z. Shaban Ukshinin.

Rektori Nimani e falënderoj për vizitën në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” Kryetarin e KBI të Gjakovës, Dr. Valon Myrtën dhe imamin e fshatit Bec, z. Shaban Ukshinin, njëherit i shprehi falënderim për doancionin e maskave dhe dorëzave për studentët nga Shoqata Bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të KBI-së.

Gjatë takimit, rektori Nimani i informoi për të arriturat e UGJFA-së, programet e reja studimore,  rreth ndërtimit të kampusit universitar dhe çështjet e përgjithshme të Universitetit.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon Myrta e uroi për pozitën e rektorit, Prof. Ass. Dr. Artan Nimanin dhe e falënderoi për pritjen, duke i uruar suksese e mbarësi në punë.

Në takim u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom