Universiteti i Gjakovës përfiton një projekt të ri

Universiteti i Gjakovës përfiton një projekt të ri

Sot në Tiranë filloi implementimi i projektit të ri në kuadër të Erasmus+ “DRIVE - Developing Research and InnoVation Capacities in Albania and Kosovo” (DRIVE - Zhvillimi i Kapaciteteve të Kërkimit dhe InnoVation në Shqipëri dhe Kosovë), në të cilin UGJFA është partnere.

Vlera e përgjithshme e projektit është 927. 755 euro. Universitetet pjesëmarrëse janë: Universiteti Teknologjik i Hamburgut, Universiteti i Aalburgut, Universiteti Politeknik i Milanos, Universiteti Polis, Universiteti Evropian i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji Universum.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të kontribojë në zhvillimin e aftësive kërkimore dhe inovacionit të IAL-ve në Shqipëri dhe Kosovë, duke rritur aftësitë e tyre institucionale, ngritjen e kapaciteteve të personelit dhe rrjetëzimin me universitete tjera. 

Fotot e lajmit

tp-bottom