Vizitë në Qendrën Rehabilituese Onix

Vizitë në Qendrën Rehabilituese Onix

Studentët e programit Fizioterapi së universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë bënë një vizitë në qendrën ONIX SPA Thermal Resort në kuadër të lëndës “Rehabilitimi Bazuar në Komunitet dhe Sporti tek Personat me Aftësi të kufizuar” më 21.05.2024. Kjo qendër ofron akomodim rehabilitues me një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore dhe rekreative.

Kjo vizitë kishte për qëllim që studentët të informohen më shumë me punën dhe shërbimet e ndryshme që ofrohen në resort. Udhëhequr nga Prof.Ass.Dr. Dafinë Kaçuri dhe nga stafi i qendrës, studentët mësuan për diagnostifikimin nga mjekët specialist, banjat termale me ujë të karbonizuar, banjë me kripë të detit të vdekur me fototerapi, termoterapinë, elektroterapinë, fizioterapinë mjekuese, oksigjenoterapinë, saunat,etj.

Studentët patën mundësinë që të shihnin nga afër pajisjet dhe mënyrat që kjo qendër i përdor për proceset diagnostifikuese dhe terapeutike. Ata organizuan edhe biseda me klientët e qendrës, ku u informuan më shumë rreth ndikimit të këtyre procedurave tek ta.

Vizita u përmbyll me një takim në mes të studentëve dhe stafit të ONIX SPA Thermal Resort, me shpresën që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen bazuar në marrëveshjet që këto institucione kanë. 

Ky aktivitet vlerësohet si një mundësi e shkëlqyer që studentët të përfitojnë njohuri praktike dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale në fushën e fizioterapisë.

 

Article Gallery

tp-bottom