Në UFAGJ nis viti i ri akademik për studentët e nivelit Master

Në UFAGJ nis viti i ri akademik për studentët e nivelit Master

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë sot zyrtarisht nis mësimi për studentët e regjistruar në vitin e parë të nivelit Master . Njoftojmë studentët që stafi akademik dhe ai administrativ në Fakultetin e Mjekësisë programi, Menaxhim Shëndetësor dhe në Fakultetin e Filologjisë programi Gjuhë Shqipe kanë bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të vitit të ri akademik.

Gjatë këtij viti, studentët do të kenë mundësinë të angazhohen në projekte të ndryshme, të bashkëpunojnë me profesionistë të fushës dhe të krijojnë lidhje të reja që do të ju shërbejnë në rrugëtimin profesional në të ardhmen.

Ju urojmë një vit të suksesshëm!

tp-bottom