Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë pjesë e Konferencës së 3-të Ndërkombëtare “KSHI- Kërkime shkencore në infermieri" e cila u mbajt në Tiranë
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mori pjesë në konferencën e 3-të ndërkombëtare “KSHI- Kërkime Shkencore në Infermieri,” e cila u mbajt në Tiranë, Shqipëri, me datë 1 dhjetorë 2024.Kjo konferencë ndërkombëtare mblodhi studiues nga vendet e BE dhe rajonit si Italia, Gjermania, Shqipëria,Kosova , Maqedonia e veriut. Studjues nga fushat e Mjekësisë, shëndetit publik infermierisë, robotikës, fizioterapisë,
Universiteti ynë u përfaqësua nga asistentet Msc.Muhamet Kadrija PhD c, dhe Msc.Mirlinda Nuza Llapi të cilët prezantuan punimet e tyre me temë:
1.Depresioni si problem shoqëror.
2.Politikat e menaxhimit të shërbimeve shëndetësore në nivel parësor.
Në Konferencën e organizuar nga “KSHI 2024” u prezentuan dhe tema nga ekspert italian përfaqësues nga AIOHN - Associazione Italiana Occupational Health Nursing. Për rolin dhe rëndesin e Intelegjences Artificiale në praktikat mjekësore, të rejat nga robotika mjekësore, përparësitë dhe si do shihet e ardhmja e kësaj dicipline mjekësore tek vendet më zhvillim.
Www.Kshi.al
Www.AIOHN.org