U mbajt diskutimi për studentë me temën “Promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe për parandalimin për ekstremizmin e dhunshëm” i organizuar nga OSCE
Është mbajtur punëtoria e organizuar për studentë nga Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Kosovë, OSCE, Misioni në Kosovë në formë të diskutimit në lidhje me temën për promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Në këtë diskutim pjesëmarrës kanë qenë Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” që u përfaqësua nga Prodekanja Prof.Ass.Dr. Laura Naka dhe nga studentët. Fjalën përshëndetëse e mori Prodekanja Prof.Ass.Dr. Laura Naka e cila i falënderoi organizuesit për këtë iniciativë.
Takimi u moderua nga Ylber Veseli, Zyrtar Vendor i Programit, Misioni i OSBE-së në Kosovë ku të ftuar ishin: Dr. Valon ef. Myrta, Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame, Gjakovë, Valbone Dermaku, Këshilltare Vendore për të Drejtat e Njeriut, Misioni I OSBE-së në Kosovë dhe Prof. Kastriot Gjocaj, Menaxher i Kolegjit “Dukagjini”, Pejë.
Temat të cilat u diskutuan në këtë punëtori online ishin: definimi i nocioneve radikalizëm dhe ekstremizëm, mirëkuptimi, toleranca fetare, dallimi mes terrorizmit dhe radikalizmit, etj. Diskutimi ishte interaktiv pasi që studentët gjatë ligjërimit të këtyre temave shfaqën interesim duke dhënë opinione dhe duke bërë pyetje.
Organizuesit u shprehën të kënaqur me diskutimin e realizuar sot dhe u shprehën të hapur që të vazhdojnë organizime të tilla edhe në të ardhmen duke marrë përkrahjen e institucioneve pjesëmarrëse.