Doli nga shtypi libri shkencor "TOKSIKOLOGJIA E METALEVE" i autorit Prof.asoc.dr. Lulzim ZENELI

Doli nga shtypi libri shkencor "TOKSIKOLOGJIA E METALEVE" i autorit Prof.asoc.dr. Lulzim ZENELI

Ky libër monografik del në kohën e ekspansionit te madhe të shkencave te jetës dhe teknike, vlerësimit të lartë të kompetencave në këto fusha dhe në të njëjtën kohë, të degradimit të mjedisit jetësor dhe të akumulimit të faktorëve që dëmtojnë shëndetin e njeriut. Qëllimi kryesor i këtij botimi është ofrimi i fakteve shkencore, përmes një qasje multidisiplinare, me një ndërlidhje të fortë ndërmjet kimisë, biologjisë dhe mjekësisë, në lidhje me pasojat e ndotjes se mjedisit me metale dhe ndikimin në shëndetin e njeriut. Kjo vepër shkencore është shpërblyer me "Çmimin stimulues të fondit" nga ASHAK - Seksioni i Shkencave të Natyrës.

Botues: Universiteti "Fehmi Agani" Gjakovë

tp-bottom