Profesorë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë po marrin pjesë në një trajnim në Ghent të Belgjikës

Profesorë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë po marrin pjesë në një trajnim në Ghent të Belgjikës

Nga data 29 janar deri më 05 shkurt 2022, studentët nga drejtimi i Infermierisë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Lirigzon Goçaj, Ermal Kastrati dhe Ilir Alija, të shoqëruar nga asistentët, ass. Bylbyl Kadrija dhe ass. Bekim Sejdiu, po qëndrojnë në Ghent të Belgjikës në trajnimin shtatë ditorë, të organizuar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Artevelde.

Qëllimi kryesor i trajnimit mbi “Kujdesin Paliativ dhe në fund të jetës” është t'u japë studentëve dhe stafit nga fusha klinike mundësinë për të bashkëpunuar në ekipe ndërkombëtare, ndërkulturore dhe ndërdisiplinore për kujdesin ndaj klientëve në pjesën e fundit të jetës së tyre (kujdes paliativ).

Përmbledhja e trajnimit përbëhet nga tema të ndryshme: komunikimi, kontrolli i dhimbjes dhe simptomave, kujdesi plotësues, dhimbja shpirtërore dhe ekzistenciale, aspektet etike dhe vendimet mjekësore për fundin e jetës, eutanazinë, kujdesin paliativ dhe të drejtat e pacientëve.

Në fund, studentët marrin një dëshmi të pjesëmarrjes dhe një transkriptim të shënimeve të nënshkruara nga koordinatorët e programit, të akredituar në parimet e Sistemit Evropian të Transferimit të Kredive (ECTS).

 

Fotot e lajmit

tp-bottom