Njoftim rreth orarit për provimin pranues (afati i parë) në UFAGJ
 
 Të nderuar maturantë,
Ju rikujtojmë se provimi pranues mbahet nesër me datë 20.07.2023, në objektet e fakulteve përkatëse, sipas ndarjes nëpër salla dhe këtij orari:
 1. Fakulteti i Edukimit (provimi mbahet në objektin e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë)
- Programi Fillor në ora 09:00  - lista e kandidatëve nëpër salla
 - Programi Parashkollor në ora 09:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
 
 2. Fakulteti i Filologjisë (provimi mbahet në objektin e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë)
- Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në ora 12:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
 - Programi Gjuhë Angleze - Përkthim dhe Interpretim në ora 12:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
 
 3. Fakulteti i Mjekësisë (provimi mbahet në objektin e Fakultetit të Mjekësisë)
- Programi Infermieri në ora 09:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
 - Programi Shëndet Publik në ora 12:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
 - Programi Fizioterapi në ora 14:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
 
 4. Fakulteti i Shkencave Sociale (provimi mbahet në objektin e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë)
- Programi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale në ora 14:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
 
 Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet të posedojnë dokument të identifikimit dhe konfirmimin e aplikimit, pa të cilat nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.
 Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!