Diplomimi i parë Master në Menaxhim Shëndetësor
Sot në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani”, para komisionit profesional të profesorëve Prof. Asoc. Dr. Hajrullah Latifi, Prof. Dr. Asoc. Antigona Ukëhaxhaj dhe Prof. Ass. Dr. Kamber Zeqiraj, u mbrojt tema e parë e diplomës në programin e studimit Master në Menaxhim Shëndetësor.
Ceremoninë e diplomimit e hapi Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Haxhi Kamberi dhe me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti edhe Rektori i Universitetit Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku.
Rektori Bunjaku e uroi mentoren Prof. Ukëhaxhaj dhe kandidaten për punën hulumtuese dhe përkushtimin në realizimin e temës së diplomës dhe marrjen e titullit Master në Menaxhim Shëndetësor.