Takimi i projektit SUSWELL i partnerëve vendor

Takimi i projektit SUSWELL i partnerëve vendor

Si pjesë e projektit SUSWELL, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin tonë, zhvilloi takim me partnerin tonë nga Industria, Medika Kosova.

Nga drejtoresha dhe stafi i këtij institucioni u informuam për shërbimet që ofrohen, projektet që realizohen e gjithashtu edhe për hulumtimet e bëra.

Në kuadër të këtij projekti janë duke u zhvilluar lëndët Lidershipi në Tranzicion dhe Shkrim, lexim digjital në shëndetësi, të ligjeruara nga Prof. Ass. Dr. Dafina Kaquri, Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku dhe Ass. Vanesa Tanushi.

Në kuadër të këtyre lëndëve studentët në programet: Msc. Menaxhim Shëndetësor, Fizioterapisë dhe Infermierisë, pjesën praktike do ta realizojnë në këtë institucion, ku do të njihen me shërbimet dhe mënyrën e menaxhimit. Kjo do të kontribuojë në përgaditjen e tyre në zhvillimin profesional.

Fotot e lajmit

tp-bottom