Sesionet informuese për Programin e Fellowshipit të Teach For Kosova
Më datën 27.11.2023 janë mbajtur dy sesione informuese për mundësitë që ofron programi i Fellowship-it të Teach For Kosova për tu bërë pjesë e “Lëvizjes për Arsim Cilësor”.
Prej orës 11:00 pjesëmarrës ishin absolventët e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, ndërsa nga ora 13:00 pjesëmarrës ishin studentët absolvent të Shkencave Sociale dhe të Mjekësisë.
Këto dy sesione u përfaqësuan nga zyrtarët Znj. Erlinda Musliji dhe Z.Gezim Qehaja.
Gjatë këtyre sesioneve u diskutua misioni dhe ndikimi të cilin e ka Teach For Kosova në sistem e arsimit dhe njohja me programin si dhe përfitimet që do t’i kenë studentët me rrugëtimin dyvjeçar përgjatë programit.
Aplikimi është online dhe i hapur nga 1 nëntor deri më 15 dhjetor. Procedurat e përzgjedhjes për aplikim janë :
- Faza e parë përfshin 4 ese dhe nën pyetje
- Faza e dytë përfshin qendrën e vlerësimit dhe prezantimin në grup
- Faza e tretë përfshin një intervistë
Pas përzgjedhjes fituesit do të shpërblehen me certifikatë me 200 orë të akredituara nga Ministria e Arsimit , që mund t’i ndihmoj studentët gjatë konkurseve për mësimdhënës.
Për më shumë informacion studentët mund të vizitojnë linqet më poshtë:
E-mail: [email protected]
Facebook: https://www.facebook.com/teachforkosova
Instagram: https://www.instagram.com/teachforkosova/
Linkedin: https://www.linkedin.com/company/teach-for-kosova
Nëse keni pyetje ose kërkoni informacion shtesë, ju lutemi të kontaktoni në këtë adresë [email protected]