Vazhdojnë bashkëpunimet mes universitetit dhe ofruesve të shërbimeve shëndetësore

Vazhdojnë bashkëpunimet mes universitetit dhe ofruesve të shërbimeve shëndetësore

Studentët e programit fizioterapi nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë patën rastin të vizitojnë Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë. Gjatë kësaj vizite studentët së bashku me mësimdhënësin Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku dhe Ass. Dr. Bylbyl Kadrijaj MD i cili njëherit është edhe kardiologu i kësaj qendre u njoftuan me organizimin dhe mënyrën e funksionimit të kësaj qendre të kujdesit shëndetësor të specializuar tretësor, së bashku me ato se çfarë ofrohen në këtë institucion unik për punëtorët dhe qytetarët që pranojnë shërbime nga aty.

Çfarë u vërejt nga të pranishmit në këtë qendër ishte prania e pajisjeve dhe teknologjive më të fundit bashkëkohore të cilat në mënyrë të theksuar i lehtësojnë proceset diagnostikuese me qëllim të vendimmarrjes sa më profesionale dhe të shkencore për shëndetin e pranuesve të shërbimeve.

Bashkëpunimet e vazhdueshme që UFAGJ kryen me të gjitha institucionet shëndetësore në vendin tonë kanë për qëllim që të përgatisin në mënyrë sa më profesionale, shkencore dhe të bazuar në njohuritë e kohës studentët e sotëm të cilët shpejt shndërrohen në profesionistët shembullorë të së ardhmes, mantel bardhët e gatshëm që ti përshtaten nevojave dhe dinamikave të tregut të punës. Në përfundim të këtij viti akademik pritet që tregut të punës ti shtohen edhe të diplomuarit e parë të UFAGJ në fushat unike shëndetësore sikurse fizioterapi dhe shëndet publik, me ç’rast vendit tonë do ti shtohen profesionistë të rinj dhe tejet profesional të gatshëm për tu përfshirë në industrinë e shërbimeve shëndetësore. Bashkëpunimet e vazhdueshme mes akademisë (universitetit) dhe industrisë (spitaleve, klinikave dhe qendrave shëndetësore) kanë për qëllim përshtatjen e vazhdueshme të mënyrës dhe formës së shkollimit sipas kërkesave dhe nevojave të tregut të punës jo vetëm vendor por edhe ndërkombëtar.

Fotot e lajmit

tp-bottom