Tryeza e rrumbullakët përmbyllëse e projektit “Gjuha e urrejtjes: Demokracia dhe të rinjtë” 20 Prill 2026 - Fakulteti i Mjekesise
Në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës u organizua tryeza e rrumbullakët përmbyllëse e projektit dyvjeçar “Gjuha e urrejtjes: Demokracia dhe të rinjtë”. Në këtë aktivitet u diskutua mbi ecurinë e projektit, fenomenin e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit, si dhe rezultatet e hulumtimeve dhe pyetësorëve të zhvilluar në Kosovë dhe Shqipëri. Takimin e hapi dekani Prof. Dr. Haxhi Kamberi ndersa ne diskutim morren pjese Prof. Assoc. Dr. Kimete Canaj, Prof. Assoc. Dr, Renata Tokrri, Prof. Assoc.Dr. Eva Teqja, Prof. Dr. Sokol Pacukaj dhe Prof. Assoc. Dr. Artan Nimani.
U prezantua një analizë krahasuese e të dhënave nga të dy shtetet, duke nxjerrë në pah ndikimin e gjuhës së urrejtjes tek të rinjtë dhe rolin e universiteteve në adresimin e këtij fenomeni. Studentët ishin shumë aktivë në promovimin e dialogut, respektimin e mendimeve të ndryshme dhe kundërshtimin e gjuhës së urrejtjes.
Studentet ishin shume aktiv ne promovimin e dialogut, respektimin e mendimeve te ndryshme dhe kundershtimin e gjuhes se urrejtjes.
Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu mbi idetë e projekteve të ardhshme dhe mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.