Filloj Java e Infermierisë në Fakultetin e Mjekësisë

Filloj Java e Infermierisë në Fakultetin e Mjekësisë

Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë ka nisur aktivitetet në kuadër të Javës së Infermierisë, një javë e dedikuar vlerësimit të rolit dhe kontributit të infermierëve në sistemin shëndetësor.

Përmes aktiviteteve të ndryshme akademike dhe profesionale, kjo javë synon të promovojë rëndësinë e profesionit të infermierisë, zhvillimin profesional të studentëve si dhe ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor cilësor.

Java e Infermierisë paraqet një mundësi të veçantë për të theksuar përkushtimin, humanizmin dhe profesionalizmin e infermierëve, të cilët kanë një rol kyç në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe mirëqenien e pacientëve.

Fakulteti i Mjekësisë mbetet i përkushtuar në përgatitjen e kuadrove profesionale dhe në avancimin e edukimit shëndetësor në vend.

Fotot e lajmit

tp-bottom