Aktivitetet e Fakultetit të Mjekësisë në kuadër të “Javës së Infermierisë”
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, nga programet Infermieri dhe Shëndet Publik, më 12.05.2026, në kuadër të “Javës së Infermierisë”, zhvilluan aktivitete në komunitet, duke realizuar një fushatë vetëdijësuese dhe duke ofruar shërbime shëndetësore falas për qytetarët e Gjakovës, si:
-
Matja e tensionit arterial;
-
Matja e glikemisë;
-
Matja e pulsit;
-
Matja e saturimit të oksigjenit;
-
Shpërndarja e broshurave promovuese për shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit të shëndetshëm.
Aktivitetet e studentëve u zhvilluan nën mbikëqyrjen e asistentëve Muhamet Kadrija dhe Mirlinda Nuza Llapi.
Aktivitete të ngjashme do të zhvillohen gjatë gjithë javës në kuadër të shënimit të “Javës së Infermierisë”.