Trajnim mbi metodat bashkëkohore të rehabilitimit neurologjik në Fakultetin e Mjekësisë
Ne kuader te “Javes se Infermierisë” sot me 14.05.2026, në Fakultetin e Mjekësisë, për studentë dhe personel shëndetësor u mbajt trajnimi me temën “Koncepti Bobath”. Trajnimi u mbajtë nga ekspertja e Infermirise e punësuar ne Zvicer znj. Fjolla Elshani.
Trajnimi u fokusua në rëndësinë dhe zbatimin e konceptit Bobath në rehabilitimin neurologjik, duke ofruar njohuri teorike dhe praktike për pjesëmarrësit. Gjatë aktivitetit u diskutuan metoda bashkëkohore të trajtimit dhe përvojat profesionale nga praktika klinike në Zvicër.
Pjesëmarrësit patën mundësinë jo vetëm të përfitojnë njohuri të avancuara, por edhe të praktikojnë teknikat e prezantuara gjatë trajnimit, duke e bërë aktivitetin më interaktiv dhe profesional. Gjithashtu, u mundësua shkëmbimi i përvojave dhe diskutimeve profesionale në fushën e kujdesit dhe rehabilitimit neurologjik.
Në fund të aktivitetit u shpërndanë mirënjohje për asistentët e praktikës klinike infermierore, për kontributin dhe angazhimin e tyre në avancimin e edukimit dhe praktikës profesionale.