“Java e Infermierisë” shënon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në Gjakovë

“Java e Infermierisë” shënon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në Gjakovë

Me daten 14 Maj, menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë, në krye me dekanin Prof. Dr. Haxhi Kamberi, së bashku me asistentët Vanesa Tanushi, Arta Dalipi, Blertë Hyseni, Argjiro Alija dhe Muhamet Kadrija, kanë zhvilluar aktivitete në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe “Javës së Infermierisë”.

Gjatë këtyre aktiviteteve, u realizuan takime në disa institucione shëndetësore në Gjakovë, përfshirë Spitali i Përgjithshëm Isa Grezda, QKMF Gjakovë, Qendra Rajonale e Shëndetit Publik Gjakovë. 

Në këto takime u diskutua për bashkëpunimin ekzistues ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë dhe institucioneve shëndetësore, si dhe për mundësitë e thellimit dhe zgjerimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen, me fokus në përmirësimin e praktikës profesionale dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Gjithashtu, u vlerësua lartë kontributi i stafit mjekësor dhe infermieror në ofrimin e kujdesit shëndetësor, si dhe roli i tyre i pazëvendësueshëm në sistemin shëndetësor.

Në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar, përfaqësuesit e Fakultetit të Mjekësisë shprehën vlerësim të veçantë për institucionet mikpritëse dhe stafin e tyre profesional.
 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom