Comsense Kosova mban takim informues me të diplomuarit dhe studentët e infermierisë në Fakultetin e Mjekësisë
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë përmes Zyrës për Alumni, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Comsense Kosova, të premten ka mbajtur takim informues me të diplomuarit dhe studentët e infermierisë në Fakultetin e Mjekësisë.
Takimi kishte për qëllim informimin e të diplomuarve të UFAGJ-së për shërbimet që i ofron Comsense Kosova. Koordinatorja për Kosovë e Comsense Kosova, Znj. Albulena Shala Çela i informoi studentët për shërbimet, si: ofrimin e mundësive për punë praktike, punësimin e studentëve, punën kërkimore, mundësimin e provimit në qendrën e vlerësimit gjuhësor, procesin e njohjes së dokumenteve, procesin e vizës, sigurimin e bashkëpunimit me universitete gjermane, punën sezonale, etj.
Në fund, u mbajt koktej rasti për pjesëmarrësit e takimit.
Comsense është një kompani gjermane me qendër në Eschborn, Hamburg dhe Kosovë, të cilët për synim e kanë rekrutimin e stafit mjekësor dhe ofrojnë asistencë për të interesuarit nga fusha e mjekësisë.