Mbahet takim virtual me grupin e profesorëve në kuadër të projektit SMAHPC PP 4, Rrethi i Studimit – Zhvillimi i kursit CPD

Mbahet takim virtual me grupin e profesorëve në kuadër të projektit SMAHPC PP 4, Rrethi i Studimit – Zhvillimi i kursit CPD

Sot, më 15 prill 2021, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë në vazhdën e takimeve të zhvillimit të Kursit CPD, në kuadër të projektit SMAHPC, në mënyrë virtuale u mbajt takimi me grupin e profesorëve të projektit, ku u diskutuan të arriturat e deritanishme të projektit ndërmjet pjesëmarrësve.

Përgjatë takimit u kërkua nga pjesëmarrësit që të përshkruajnë disa shembuj, se si kursi ka ndryshuar gjatë procesit të zhvillimit. Më tutje u kërkua që të krahasojnë lëndën origjinale dhe atë të rinovuar. Profesorët kishin mundësi të përshkruajnë se cila është përmbajtja/materiali i ri, cilat metoda të reja mësimore kanë planifikuar ose provuar. Qëllimi kryesor ishte që materiali të paraqitej sa më konkret.

Pjesëmarrës nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në këtë takim ishin: Prof.Ass.Dr. Antigona Ukëhaxhaj, Prof.Ass.Dr. Faton Hoxha dhe Prof.Asoc.Dr. Dardan Koçinaj.

 

Article Gallery

tp-bottom