Studentët e programit Shëndeti Publik të UFAGJ-së zhvilluan aktivitete me fëmijë në Shoqatën “Handikos Gjakovë”

Studentët e programit Shëndeti Publik të UFAGJ-së zhvilluan aktivitete me fëmijë në Shoqatën “Handikos Gjakovë”

Studentët nga programi Shëndeti Publik i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, të shoqëruar nga ass. Arta Dalipi Shabani, zhvilluan aktivitetin “Ti bëjmë fëmijët e lumtur”, të cilët vizituan anëtarët e vegjël të Shoqatës “Handikos Gjakovë”.

Fillimisht, studentët iu ndanë letra të bardha, ngjyra e plastelina fëmijëve për të zhvilluar një aktivitet në fushën e artit e kjo i lumturoi pa masë anëtarët e vegjël të Shoqatës “Handikos Gjakovë”.

Ass. Arta Dalipi Shabani, u shpreh e kënaqur dhe falënderues për studentët e programit të Shëndetit Publik që morën iniciativë të zhvillojnë aktivitete me fëmijë në Shoqatën “Handikos Gjakovë”. Ndërsa, studentët u shprehën të lumtur që patën mundësinë të luajnë e t’i gëzojnë fëmijët në prag të festave të fund vitit.

Znj. Iliriana Luzha, Koordinatore në Shoqatën “Handikos Gajkovë”, tha se aktivitete të tilla janë shumë të mirëseardhura për shoqatën, për shkak se ndikojnë në socializimin e fëmijëve dhe zhvillimin e shkathtësive të tyre.

Në fund, studentët me rastin e festave të fund vitit  u shpërndanë dhurata anëtarëve të vegjël të Shoqatës “Handikos Gjakovë”.

Bashkëlidhur e gjeni storien e realizuar nga Televizioni Syri Vision: https://www.youtube.com/watch?v=XJOXO0RC5Jc&t=87s

Article Gallery

tp-bottom