UFAGJ prezantohet nga Dr.Faton Hoxha në Kongresin e VI-të të traumatologjisë dhe kirurgjisë emergjente

UFAGJ prezantohet nga Dr.Faton Hoxha në Kongresin e VI-të të traumatologjisë dhe kirurgjisë emergjente

Gjatë fundjavës me datë 11 dhe 12 Nëntor 2022 në Tiranë u mbajt Kongresi i VI – të.

Në Kongresin ndërkombëtarë të Traumës dhe Kirurgjisë Emergjente, në Tiranë, pjesëmarrës dhe në panelin e prezantimit të punimit tonë të UFAGJ – së, ishte Prof.Ass.Dr. Faton Hoxha , Profesor në Fakultetin e Mjekësisë ku  prezantoi punën e Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës.

Qindra mjekë shqiptarë dhe të huaj, studiues shkencorë të traumës dhe kirurgjisë emergjente nga Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa, Ballkani dhe më gjerë janë mbledhur në Tiranë në Kongresin e gjashtë të traumatologjisë dhe kirurgjisë emergjente.

Për dy ditë dhjetëra sesione u organizuan lidhur me traumatologjinë dhe kirurgjinë emergjente. Mjekët e spitaleve shqiptare që përballen të parët me pacientët e traumatizuar në aksidente rrugore apo të tjera morën pjesë dhe referuan në këtë kongres mbi përvojat e tyre.

Në Kongresin e VI-të të traumatologjisë dhe kirurgjisë emergjente morën pjesë 230 lektorë. Është kongresi më i madh, me pjesëmarrjen më masive të organizuar ndonjëherë.

Punimet shkencore u përzgjodhën nga një ekip ekspertësh të udhëhequr nga Prof. Agron Dogjani, President i Shoqatës Shqiptare të Traumës dhe Urgjencës.

Article Gallery

tp-bottom