Studentët e UFAGJ-së realizuan aktivitetin për dhurimin e gjakut
Gjatë ditës së sotme me inciativën e studentit Senator të UFAGJ Lirigzon Goçaj, në bashkëpunim me Kryetaren e Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë, Diellza Ukshini për nderë të ditës së vullnetarizmit, u realizua aktiviteti për dhurimin e gjakut nga studentët e UFAGj-së.
Gjaku është element që nuk mund të prodhohet artificialisht. E vetmja mënyrë është dhurimi nga një individ. Dhurimi i gjakut është njëri ndër aktet më të larta të humanizmit. Gjithsej 40 studentë sot dhuruan gjak.
Falenderojmë menaxhmentin e UFAGj-së, për përkrahjen e aktivitetit, Dekanen e Fakultetit të Mjekësisë për lejimin e hapësirave të laboratoreve ku u zhvillua aktiviteti dhe studentët të cilët edhe sot e dëshmuan që janë heronjë të vërtetë, duke qenë gjithmonë të gatshëm për kontributin në komunitet.
Gjithashtu, falendërojmë Drejtoreshën e Shëndetësisë, Adelina Shehu që na nderoi me pjesëmarrjen e saj dhe Stafin e Transfuzionit të gjakut nga Spitali “Isa Grezda”.