Fillon pilotimi i dy lëndëve të reja në programet e UFAGJ-së

Fillon pilotimi i dy lëndëve të reja në programet e UFAGJ-së

Nga ky semestër i vitit akademik 2023-2024 fillon pilotimi i lëndëve “shkrim-leximi digjital në shëndetësi” dhe “lidershipi në tranzicion” në programet BSc Infermieri (mbajtur nga Ass. Vanesa Tanushaj MSc) dhe MA Menaxhim Shëndetësor (mbajtur nga Prof. Ass. Dr. Dafinë Kaçuri Pt). Ndërsa për programin Fizioterapi BA lënda “shkrim-leximi digjital në shëndetësi” vazhdon të mbahet për të dytin vit tashmë nga Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku. Lëndët në fjalë janë zhvilluar në kuadër të projektit SUSWELL (Erasmus +) në bashkëpunim të ngushtë me partnerë të universiteteve të ndryshme Evropiane sikurse ESSA nga Lisbona, Portugali,  Universiteti i Shkencave të Aplikuara HANZE në Groningen të Holandës, Universiteti i Shkencave të Aplikuara Artevelde në Gent të Belgjikës, Universiteti i Shkencave të Aplikuara Metropolia në Helsinki të Finlandës dhe partnerët vendorë sikurse Medica Kosova, Universiteti Kadri Zeka në Gjilan, KOMF dhe kolegji Heimerer.

tp-bottom