Mbahet filmi dokumentar “Vajzat refugjate” dhe disktuimi me Regjsorin Lombroso
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në bashkëpunim me UNIMED prezantuan para studentëve të saj filmin “Vajzat refugjate” të regjisorit Leonardo Cinieri Lombroso.
Ky ishte një rast unik i studentëve tanë për të reflektuar mbi temat e rëndësishme të refugjatëve dhe për të promovuar dialogun kulturor dhe social në një mjedis të hapur dhe miqësor.
Filmi përcjell historinë e tri vajzave studenteve që janë refugjate në Romë dhe Barcelonë. Përmes kësaj perspektive, "Vajzat e Refugjate" kap sfidat dhe mundësitë e reja që Europa ofron për refugjatët, ndërsa përshkruan rrugën e tyre në integrim dhe krijimin e një identiteti të ri.
Filmi u prit me një interes të madh nga studentët tanë dhe pas shfaqjes, si mysafir i veçantë për diskutim ishte regjisori i filmit, Leonardo Cinieri Lombroso. Regjsori ndau përvojën e tij të realizimit të këtij filmi e deri tek finalizimi i filmit, ndërsa të pranishmit ndan përvojat e tyre dhe sollën pyetje në lidhje me filmin.
Prezent online në diskutim ishte edhe Zyrtarja e projektit të UNIMED Zn. Ludovica De Benedetti.
"Vajzat Refugjate" është rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm midis UNIMED-it, Universitetit Sapienza të Romës, Fundació Solidaritat të Universitetit të Barcelonës, Asociacionit të Universiteteve Evropiane (EUA) dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në kuadër të projektit UNI(di)VERSITY, i mbështetur nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian. Dokumentari u publikua zyrtarisht në Festivalin Ndërkombëtar të Dokumentarit Visioni dal Mondo në Milano dhe u projektua të dielën e 17 shtatorit në praninë e regjisorit. Ai u projektua më tej në 22 shtator në Universitetin Foro Italico të Romës - në kuadër të Forumit ENSE 2023 - dhe më 3 tetor 2023 në ambientet e Universitetit të Barcelonës.