Publikohen punimet shkencore të profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë në revistën prestigjioze amerikane "INTERNATIONAL JOURNAL OF BIOMEDICINE"

Publikohen punimet shkencore të profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë në revistën prestigjioze amerikane "INTERNATIONAL JOURNAL OF BIOMEDICINE"

Në revistën prestigjioze amerikane "INTERNATIONAL JOURNAL OF BIOMEDICINE", e indexuar në SCOPUS, në fillim të muajit mars, u publikuan dy punime të dy profesorëve nga Fakulteti i Mjekësisë, Prof. Asoc. Dr. Faton Hoxha dhe Prof. Asoc. Dr. Antigona Ukëhaxhaj.

Në punimin e publikuar nga Prof. Faton Hoxha me titull "Frantz tumor, a rare indolent pancreatic neoplasm entity, a case report and literature review" ai bënë ndërlidhjen e punës së tij shumë vjeçare si kirurg pranë SHSKUK-së, dhe i cili shquhet për punën profesionale dhe zgjidhjen e rasteve specifike në të mirë të pacientëve Kosovar.

Ndërsa në publikimin e saj me titull "Knowledge, Attitudes and Behaviors Toward Proper Nutrition and Lifestyles in Kosovar’s Diabetic Patients" Prof. Antigona Ukëhaxhaj, me profesorë tjerë nga Fakulteti i Mjekësisë si bashkëautorë, studimin e kreu bashkë edhe me studentët e Programit të Infermierisë të Fakultetit të Mjekësisë, si rrjedhoj e ndjekjes së mësimit në lëndën "Diabeti Mellit, trajtimi dhe komplikimet", si dhe punës vullnetare të studentëve dhe stafit të Njësisë së Shputës Diabetike, e themeluar pranë Fakultetit të Mjekësisë që nga viti 2020.

tp-bottom