Fitohen dy projekte shkencore nga mësimdhënësit e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Fitohen dy projekte shkencore nga mësimdhënësit e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mësimdhënësit e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë janë fitues të dy projekteve shkencore në kuadër të programit të bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit së Republikës së Kosovës.

Projekti "Terapia farmakologjike, trajtimi fizioterapeutik dhe përfitimet e rehabilitimit me hidroterapi tek fëmijet me paralizë cerebrale infantile" do të realizohet në bashkëpunim me institucionin partner "Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë" dhe do të udhëhiqet nga Prorektori Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku nga institucioni i jonë dhe Prof. Asoc. Dr. Malvina Hoxha nga institucioni partner.

Projekti "Gjuha e urrejtjes, demokracia dhe rinia" do të realizohet në bashkëpunim me institucionin partner Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës dhe do të udhëhiqet nga Prodekanja e Fakultetit të Mjekësisë Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj nga institucioni i jonë.
Projektet u nënshkruan nga koordinatorët, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Haxhi Kamberi dhe udhëheqësja e Divizionit për Inovacion, Transfer të dijes dhe Teknologjisë në MASHTI zonja Yllza Mehmeti, ndërsa pritet të fillojnë së zbatuari në javët në vazhdim.

tp-bottom