Studentët e fizioterapisë mësojnë për një qasje të re të terapisë ocupacionale

Studentët e fizioterapisë mësojnë për një qasje të re të terapisë ocupacionale

Studentët e programit të fizioterapisë në Fakultetin e Mjekësisë (Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë) kanë pasur mundësinë të dëgjojnë një prezantim të udhëhequr nga Z. Fatos Beqiri MSc Pt, MA aktivitet fizik dhe shëndet. Z. Beqiri është fizioterapeut i lindur në Kosovë që jeton në Gjermani dhe punon në Institutin për Mjekësi Ocupacionale, Klinika Universitare Schleswig-Holstein, Kampusi Lubeck, Gjermani.

Në bashëpunim me mësimdhënësin e lëndës Arben Boshnjaku prezantimi ishte i natyrës interaktive dhe përfshiu paraqitjen e përvojave profesionale nga dy perspektiva të ndryshme të vendeve respektive, qasjet akademike dhe profesionale, integrimin e praktikave të bazuar në dëshmi në praktikat klinike dhe shkencore, si dhe sistemin arsimor dhe zhvillimet profesionale dhe akademike pas-diplomike të ofruara nga perspektiva e një fizioterapeuti që ofron shërbime në mjekësinë ocupacionale.

Në fund, pjesëmarrësit ndanë ide dhe përvoja të tyre, vlerësuan kritikisht dallimet dhe potencialet nga mundësitë ekzistuese, avantazhet dhe dezavantazhet e terapisë ocupacionale në Gjermani dhe Kosovë, si dhe aplikueshmërinë e praktikave të mira shkencore në kontekstin e Kosovës, së bashku me integrimin e tyre të mëtejshëm në sistemin tonë lokal dhe rajonal shëndetësor.

Article Gallery

tp-bottom