 
                                UFAGJ hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj të nivelit Baçelor në vitin akademik 2024/2025 (afati i dytë)
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj të nivelit Baçelor në vitin e ri akademik 2024/2025.
UFAGJ në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit për vitin akademik 2024/2025, do të regjistrojë 78 studentë të rregullt.
| Departamenti- Programi | Për studime të rregullta | Për studime me korrespo dencë | Kandidatë nga komunitetet jo-shumicë 12% | Kandidatë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e veriut, Presheva, Bujanoci dhe Medvexha 5% | Gjithsej | 
| FAKULTETI I FILOLOGJISË - GJAKOVË | |||||
| Programi Gjuhë Angleze – Përkthim dhe Interpretim (BA) | 30 | 0 | 6 | 2 | 38 | 
| Gjithsej | 30 | 0 | 6 | 2 | 38 | 
| FAKULTETI I MJEKËSISË - GJAKOVË | |||||
| Programi Shëndet Publik (BA) | 27 | 0 | 5 | 2 | 34 | 
| Gjithsej | 27 | 0 | 5 | 2 | 34 | 
| FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE - GJAKOVË | |||||
| Programi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale (BA) | 21 | 0 | 8 | 1 | 30 | 
| Gjithsej | 21 | 0 | 8 | 1 | 30 | 
| Gjithsej UFAGJ | 78 | 0 | 19 | 5 | 102 | 
Aplikimi në platformën online smu.uni-gjk.org do të jetë i hapur prej datës 12.09.2024 deri më datë 19.09.2024 në ora 16.00.
Dorëzimi i dokumentacionit fizik do të bëhet në fakultetet përaktëse:
a) Certifikatën ose ekstraktin e lindjes (origjinal, jo më të vjetër se 6 muaj);
b) Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal, dublikate ose të noterizuara);
c) Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim
të maturës (origjinal, dublikate ose te noterizuar);
d) Kopjen e letërnjoftimit;
e) Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online (linku: smu.uni-gjk.org)
f) Vendimi - Dëshmia mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit 
.jpg) 
             
            .png)