Njoftim për provimin pranues (afati i dytë) në UFAGJ
Ju njoftojmë se provimi pranues mbahet nesër me datë 20.09.2024, në objektet e fakulteteve përkatëse, sipas ndarjes nëpër salla dhe këtij orari:
1. Fakulteti i Filologjisë (provimi mbahet në objektin e fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë)
Programi Gjuhë Angleze - Përkthim dhe Interpretim, në ora 10:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
2. Fakulteti i Mjekësisë (Provimi mbahet në objektin e Fakultetit të Mjekësisë)
Shëndet Publik në ora 10:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
3. Fakulteti i Shkencave Sociale (provimi mbahet në objektin e Fakultetit të Shkencave Sociale)
Programi Kujdesi dhe Mireqenia Sociale, në ora 10:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet të posedojnë dokument të identifikimit dhe konfirmimin e aplikimit, pa të cilat nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.
Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!