Projekti Bilateral Shqiperi-Kosove

Projekti Bilateral Shqiperi-Kosove

Në kuadër të aktiviteteve të projektit “Terapia farmakologjike, trajtimi fizioterapeutik dhe benefitet e rehabilitimit me hidroterapi tek fëmijët me paralizë cerebrale infantile” financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit dhe Ministria e Arsimit, Shkenxës, Teknologjisë dhe Inovacionit si pjesë e bashkëpunimit dy-palësh ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, në fushën e arsimit dhe shkencës, stafi i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë gjatë javës 25-30 nëntor 2024, vizitoi Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Prof. Asoc. Malvina Hoxha, Prof. Simonetta Galgani, PhD Emanuela Prendi dhe PhD Enkeleda Gjini, u mirëpritën nga  stafi i projektit për pjesën kosovare Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku, Prof. Dr. Haxhi Kamberi dhe Prof. Ass. Dr. Dafinë Kaçuri.

Studentët e programit të Fizioterapisë, Infermierisë dhe Shëndetit Publik u njohën me temat e mëposhtme: “Paraliza cerebrale: rishikim dhe vlerësim” (Prof. Simonetta Galgani); “Terapia farmakologjike e pacientëve me paralizë cerebrale infantile” (Prof. Assoc. Malvina Hoxha), “Qasja etike në trajtimin e fëmijëve me paralizë cerebrale infantile” (PhD Enkeleda Gjini); dhe “Rehabilitimi pediatrik në fëmijët me paralizë cerebrale infantile” (PhD Emanuela Prendi).

Gjatë vizitës në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë u zhvilluan takime në Rektorat, me Prorektoren Prof. Ass. Dr Nazli Tyfekçi, dhe Prorektoren Prof. Ass. Dr. Dafinë Kaçuri, si dhe në  Dekanat përkatësisht me Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Haxhi Kamberi  dhe Zëvendës dekanen Prof. Asoc. Dr. Hasime Terziçi.

Article Gallery

tp-bottom