Fakulteti i Mjekësisë organizon takime në kuadër të “Javës së Cilësisë” dhe përgatitjeve për akreditim

Fakulteti i Mjekësisë organizon takime në kuadër të “Javës së Cilësisë” dhe përgatitjeve për akreditim

Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë me datën 12.01.2026 dhe 13.01.2026, mbajti takime të radhes në kuadër të “Javës së Cilësisë” në Fakultetin e Mjekësisë dhe përgatitjeve për akreditimin e programeve të reja studimore. 
Në takim morën pjesë menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë, stafi akademik, administrata dhe përfaqësues të studentëve.

Në takim u dhanë ide dhe propozime për përmirësimin e programeve ekzistuese, u percaktuan aktivitete dhe detyra konkrete, si dhe u miratuan dokumente përkatëse për “Javen e Cilësisë”.

Në këto takime gjithashtu u njoftua edhe për agjendën dhe përgatitjet për akreditimin e programeve të reja.

Article Gallery

tp-bottom