Konkurs për Bursa Erasmus+ në Universitetin e Mjekësisë, Sofje
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti “Fehmi Agani” – Gjakovë, shpall konkurs për përfitimin e 6 bursave dy-mujore në Universitetin e Mjekësisë në Sofje, Bullgari, në kuadër të programit të mobiliteteve Erasmus+ KA171.
Detajet e bursave:
• 3 bursa për studentët e programit Fizioterapi
• 3 bursa për studentët e programit Infermieristikë
Kushtet e aplikimit:
• Nota mesatare e studimeve: mbi 8.0
• Njohuri të gjuhës angleze
• Angazhim në shërbime në komunitet
Dokumentet e nevojshme:
• CV e përditësuar
• Letër motivuese
Dorëzimi i aplikimeve:
Dokumentet duhet të dorëzohen në:
• Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar
dhe ne zyren e dekanit te Fakultetit te Mjekesise.
https://mu-sofia.bg/en/