Arbnore Azgoni mbrojti temën e parë të diplomës në UGJFA në ceremoninë ku morri pjesë edhe Rektori Buza
Studentja e Fakultetit të Mjekësisë në Programin Infermieri Arbnore Azgoni mbrojti me sukses temën e diplomës me titull: “KUJDESI INFERMIEROR TEK FËMIJËT ME LEUKEMI” para Komisionit në përbërje:
1. Prof. Ass. Dr. Idriz Berisha, kryetar
2. Prof. Ass. Dr. Haxhi Kamberi, mentor
3. Prof. Ass. Dr. Dardan Koçinaj, anëtar
duke fituar thirrjen Baçelor e Infermierisë.
Prezantimi i punimit, punimi dhe përgjigjet e dhëna anëtarëve u vlerësuan me notë të shkëlqyeshme në ceremoninë në të cilën mori pjesë edhe Rektori i Universitetit Prof. Dr. Shaban Buza me Prorektorin Prof. Dr. Januz Bunjaku.
Arbnorja është diplomantja e parë në studimet Baçellor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, me ç’ rast Rektori Buza e përgëzoi dhe uroj që kjo të jetë një nismë e mbarë për Fakultetin e Mjekësisë dhe të gjitha Fakultetet tjera të Universitetit të Gjakovës drejt krijimit të kuadrove të suksesshme dhe kompetente për të mirën e vendit dhe të kombit.