Publikohet punimi shkencor i Ass. Arben Boshnjaku Dr. Sc. “Improving the Evidence-Based Practice Skills of Entry-Level Physiotherapy Students through Educational Interventions: A Scoping Review of Literature”

Publikohet punimi shkencor i Ass. Arben Boshnjaku Dr. Sc. “Improving the Evidence-Based Practice Skills of Entry-Level Physiotherapy Students through Educational Interventions: A Scoping Review of Literature”

Është publikuar punimi shkencor “Improving the Evidence-Based Practice Skills of Entry-Level Physiotherapy Students through Educational Interventions: A Scoping Review of Literature” si bashkëpunim mes përfaqësuesve të departamenteve të fizioterapisë së 5 universiteteve Evropiane, në kuadër të grupit shkencor të Rrjetit Evropian të Fizioterapisë në Edukimin e Lartë (ENPHE Research Group).

Punimi i udhëhequr nga Dr. Arben Boshnjaku, PhD nga programi fizioterapi në UFAGJ përfshin mësimdhënës nga Universiteti i Islandës, Qendra Evropiane për Edukim në Rehabilitim dhe Rehabilitim Funksional (Francë), Universiteteti i Shkencave të Aplikuara të Roterdamit (Holandë) dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Savonias (Finlandë).

Punimi u publikua në revistën shkencore International Journal of Environmental Research and Public Health dhe është i llojit “scoping review”. Tema që shtjellon ka të bëjë me përmirësimin e programeve edukative e profesionale për edukimin e fizioterapeutëve të nivelit bachelor përmes integrimit të njohurive të bazuara në fakte.

Punimin e gjeni duke klikuar linkun e mëposhtëm.

Linku:  https://doi.org/10.3390/ijerph20166605

Punimet shkencore të profesorëve dhe asistentëve të UFAGj-së po arrijnë në një shkallë të lartë vlerësimi nga revistat më prestigjioze ndërkombëtare, kjo si rrjedhojë e punës profesionale dhe cilësore.

tp-bottom