Takim i Komisionit për Sigurimin e Cilësisë në Fakultetin e Mjekësisë për Vlerësimin e Performancës Akademike

Takim i Komisionit për Sigurimin e Cilësisë në Fakultetin e Mjekësisë për Vlerësimin e Performancës Akademike

Komisionit për Sigurimin e Cilësisë në Fakultetin e Mjekësisë, më 05.03.2026  mbajti një takim pune të ,në të cilin mori pjesë edhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë. Qëllimi i takimit ishte përcaktimi dhe analizimi i treguesve për vlerësimin e performancës së fakultetit.

Gjatë mbledhjes u diskutuan treguesit kyç të performancës, duke përfshirë vijueshmërinë e studentëve në procesin mësimor, raportin student/profesor, numrin e studentëve të regjistruar krahasuar me aplikimet, strukturën e lëndëve në programet e akredituara, si dhe zhvillimin e kurrikulave dhe planeve mësimore të programeve studimore. Po ashtu u trajtua edhe numri i publikimeve shkencore të stafit akademik për vitet 2024–2026 dhe përqindja e stafit me diploma të avancuara akademike.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e monitorimit të vazhdueshëm të këtyre treguesve për përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe menaxhim akademik, në përputhje me rekomandimet e Agjencia e Kosovës për Akreditim. 

Fotot e lajmit

tp-bottom