Panel diskutimi mbi rëndësinë e skriningut prenatal dhe neonatal

Panel diskutimi mbi rëndësinë e skriningut prenatal dhe neonatal

Fakulteti i Mjekësisë, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor dhe Këshillin Studentor, më 24.03.2026 organizoi një panel diskutimi me temë:

“Rëndësia e skriningut prenatal dhe neonatal për diagnostikimin e hershëm të anomalive kongjenitale të zemrës”.

Aktiviteti u mbajt në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë dhe u karakterizua nga një pjesëmarrje e gjerë e studentëve, stafit akademik dhe të ftuarve.

Ligjërues kryesor i panelit ishte Prof. Dr. Ramush Bejiqi, i cili prezantoi në mënyrë të qartë dhe profesionale rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të anomalive kongjenitale të zemrës përmes skriningut prenatal dhe neonatal.

Në panel morën pjesë edhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Haxhi Kamberi, si dhe Prof. Assoc. Dr. Faton Hoxha dhe Prof. Ass. Dr. Faton Krasniqi, të cilët kontribuuan me diskutime profesionale dhe shkëmbim përvojash në këtë fushë.

Pjesë e aktivitetit ishin gjithashtu Prof. Assoc. Dr. Malvina Hoxha dhe Dr. Sci.  Enkeleda Gjini nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, të cilat në fjalën e tyre diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Fehmi Agani” në projektin për paralizën cerebrale infantile, si dhe për skriningun prenatal dhe neonatal në Shqipëri.

Në kuadër të këtij paneli, në përmbyllje të aktivitetit, u organizua edhe një kuiz interaktiv për studentët, ku tre prej tyre u shpërblyen për arritjet më të mira.

Në përfundim të aktivitetit, u ndanë mirënjohje për panelistët dhe të ftuarit, në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre.


Lajmi

Fotot e lajmit

tp-bottom