Arbnore Azgoni mbrojti temën e parë të diplomës në UGJFA në ceremoninë ku morri pjesë edhe Rektori Buza

Arbnore Azgoni mbrojti temën e parë të diplomës në UGJFA në ceremoninë ku morri pjesë edhe Rektori Buza


Studentja e Fakultetit të Mjekësisë në Programin Infermieri Arbnore Azgoni mbrojti me sukses temën e diplomës me titull: “KUJDESI INFERMIEROR TEK FËMIJËT ME LEUKEMI” para Komisionit në përbërje:

1.       Prof. Ass. Dr. Idriz Berisha, kryetar

2.       Prof. Ass. Dr. Haxhi Kamberi, mentor

3.       Prof. Ass. Dr. Dardan Koçinaj, anëtar

duke fituar thirrjen Baçelor e Infermierisë.

Prezantimi i punimit, punimi dhe përgjigjet e dhëna anëtarëve u vlerësuan me notë të shkëlqyeshme në ceremoninë në të cilën mori pjesë edhe Rektori i Universitetit Prof. Dr. Shaban Buza me Prorektorin Prof. Dr. Januz Bunjaku.

Arbnorja është diplomantja e parë në studimet Baçellor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, me ç’ rast Rektori Buza e përgëzoi dhe uroj që kjo të jetë një nismë e mbarë për Fakultetin e Mjekësisë dhe të gjitha Fakultetet tjera të Universitetit të Gjakovës drejt krijimit të kuadrove të suksesshme dhe kompetente për të mirën e vendit dhe të kombit.

Fotot e lajmit

tp-bottom