Studentët e Programit të Fizioterapisë prezantuan në Kongresin Rinor në Sport dhe Aktivitete Rekreative - YCSRA2023

Studentët e Programit të Fizioterapisë prezantuan në Kongresin Rinor në Sport dhe Aktivitete Rekreative - YCSRA2023

Me datën 24 Nëntor, studentët e programit të Fizioterapisë Farkuk Dragusha dhe Shpëtim Tërnava kanë prezantuar punimin “epidemiologjia e lëndimeve të futbollistët e rinj” në Kongresin Rinor në Sport dhe Aktivitete Rekreative- YCSRA2023. Paraprakisht, studentët morën pjesë në mënyrë aktive në mbledhjen e të dhënave dhe në zhvillimin e studimit.

Në Kongresin Rinor në Sport dhe Aktivitete Rekreative- YCSRA2023, si pjesëmarrës aktiv me prezantime poster ishin 19 hulumtues të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor siç janë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ky Kongres është organizuar në kuadër të projektit Barometri i Fitnesit Fizik të financuar nga Departamenti i Sportit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë krenohet me arritjet e studentëve, dhe paraqitja e tyre e shkëlqyeshme reflekton cilësinë e lartë të arsimit dhe kërkimit që po kryhet brenda Universitetit tonë.

Fotot e lajmit

tp-bottom