Shëndeti Publik
Shëndeti publik është një fushë e dedikuar njerëzve që kujdesen për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë. Ky profesion ka një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e përditshme, pasi miliona njerëz sot jetojnë falë iniciativave të shëndetit publik, si: programet e vaksinimit, ligjet për sigurinë në komunikacion, kufizimet në përdorimin e duhanit, programet e planifikimit familjar, standardet për ajër dhe ujë të pastër. Fusha e shëndetit publik është dinamike dhe vazhdimisht në zhvillim. Ajo përshtatet me nevojat në ndryshim të komuniteteve dhe popullatave në mbarë botën, duke ofruar qasje të reja për promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve.
|
Emri i programit të studimit |
Shëndet Publik |
|
Niveli i kualifikimit sipas KKK |
BSc (Niveli 6 sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve) |
|
Grada akademike dhe emërtimi i diplomës |
Bachelor i Shkencave në Shëndet Publik (BSc) |
|
Fusha e studimit sipas ESAC |
12.7 |
|
Profili i programit akademik |
Akademik |
|
Kohëzgjatja minimale e studimit |
3 vite (6 semestra) |
|
Forma e studimit |
E rregullt |
|
Numri i ECTS-ve |
180 ECTS |
Misioni, objektivat dhe administrimi
Misioni themelor i shëndetit publik është përmirësimi i kushteve dhe sjelljeve që ndikojnë në shëndet, në mënyrë që të gjithë njerëzit ta arrijnë atë. Ky mision përfshin jo vetëm praktikën e politikës së shëndetit publik, por hulumtimin e çështjeve të shëndetit publik dhe edukimin e drejtuesve të ardhshëm të cilët përfundimisht do ta përkthejnë atë hulumtim në praktika dhe politika për të përmirësuar shëndetin e njerëzve në rajon, kombëtar dhe global.
Misioni i ketij programi studimi është përgatitja e punonjësve shëndetësor në profilin Shëndet Publik, të cilët me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme profesionale teorike dhe praktike e shkencore, do të jenë të aftë të punojnë në sektorin e publik apo privat, në vend dhe jashtë vendi në përputhje me standartet bashkëkohore të fushës. Punonjësit e profilit të Shëndetit Publik në Shëndetësi do të jenë përgjegjës në realizimin e detyrave dhe kompetencave në mënyrë individuale por edhe do të mbështeten në punën ekipore multidisciplinare. Programi synon edukimin dhe formimin cilësor universitar dhe profesional, formimin e vazhdueshëm dhe përshtatjen e veprimtarive të tij me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike.
Profili dhe programi i studimeve ka për qëllim përgatitjen e profesionistëve të aftë për punë në fusha të ndryshme specifike brenda shëndetësisë, në institucionet kërkimore dhe në fusha të ngjashme të veprimtarisë mjekësore.
Programi studimor Shëndet Publik bazohet në ofrimin e njohurive, praktikimin e shkathtësive profesionale/ shkencore; vlerësimin e njohurive të ofruara, praktike dhe teorike; dizajnimi, diskutimi, prezantimi, zbatimi, kompletimi dhe shkrimi i projektit kërkimor; ofrimin e zgjërimit të njohurive krahas afinitetit të studentit dhe nevojavetë tij/ saj. E gjithë kjo fokusohet në përmirësimin dhe forcimin e sistemit shëndetësor dhe përdorimit të standardeve globale të OBSH-së për arsim në sferën e shëndetësisë. Programi Studimor i nivelit bachelor me titull “Shendet Publik” bazohet në Kornizat e kualifikimeve si kombëtare dhe Evropiane si dhe në Direktivën 2005/36/EC dhe Direktivën 2013/55/EU mbi zhvillimin dhe përmirësimin e edukimit në shëndetësi.
|
Emri i programit të studimit |
Shëndet Publik |
|
Niveli i kualifikimit sipas KKK |
BSc (Niveli 6 sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve) |
|
Grada akademike dhe emërtimi i diplomës |
Bachelor i Shkencave në Shëndet Publik (BSc) |
|
Fusha e studimit sipas ESAC |
12.7 |
|
Profili i programit akademik |
Akademik |
|
Kohëzgjatja minimale e studimit |
3 vite (6 semestra) |
|
Forma e studimit |
E rregullt |
|
Numri i ECTS-ve |
180 ECTS |
• Objektivat e programit Shendeti Publik janë:
• Të përgatis kuadro të afta profesionale për ofrimin e njohurive, shkathtësive dhe shërbimeve shëndetësore të nevojshme për komunitetin dhe tregun e punës;
• Të zgjerojmë fushat e ndryshme të studimit;
• Të arrijmë marrëveshjeve me institucione të tjera të arsimit të lartë vendore, regjionale dhe ndërkombëtare;
• Të rrisim pjesëmarrjen në projekte të ndryshme lokale e ndërkombëtare akademike dhe infrastrukturore;
• Të ofrojmë mobilitet për stafin akademik dhe studentët me institucione relevante ndërkombëtare;
• Mbështetja e punës kërkimore shkencore;
• Internacionalizimi i programeve tona - ofrimi i moduleve në gjuhë angleze;
• Sigurimi i niveleve sa më të larta të cilësisë;
• Promovimi i shëndetit dhe stilit të shëndoshë të jetës;
• Promovimi i etikës dhe komunikimit adekuat në raportet pacient – profesionist shëndetësor dhe ndërkolegial;
• Shtimi i qasjes në literaturë bashkëkohore përmes platformave akademike dhe literaturës.
Vlerat themelore të programit:
Komuniteti - Ne besojmë se lejimi i pjesëmarrjes dhe nxitja e bashkëpunimit midis palëve të interesuara ndihmon në krijimin e komuniteteve të shëndetshme.
Diversiteti - Ne promovojmë një mjedis mësimi që lejon studentët, fakultetin dhe stafin të realizojnë potencialin e tyre të plotë duke integruar pikat e forta individuale, duke zhvilluar talentet dhe krijimtarinë dhe duke ruajtur respektin e ndërsjellë.
Risi - Ne shpërblejmë përsosmëri dhe mirëpresim arritjet krijuese për avancimin e shëndetit publik.
Drejtësi - Ne besojmë se individët duhet të kenë një qasje të barabartë në burime dhe njohuri që mbështesin të drejtën e tyre për të arritur dhe të marrin pjesë lirisht në përmirësimin e shëndetit të individit dhe popullatës.
Profesionalizëm - Ne nxisim zhvillimin e profesionistëve të shëndetit publik, të cilët do të mbajnë standardet më të larta etike me kompetencë, entuziazëm, respekt, integritet, përgjegjësi, përgjegjshmëri dhe një angazhim për mësimin gjatë gjithë jetës.
Shkencë - Ne jemi të përkushtuar për rigorozitetin shkencor, analizën kritike dhe arsyetimin e shëndoshë në kërkimin dhe praktikën e shëndetit publik.
Qëndrueshmëria - Ne jemi të përkushtuar ndaj administrimit mjedisor, social dhe ekonomik në kërkimin, praktikën dhe zhvillimin e fuqisë punëtore të shëndetit publik
Shëndeti Publik ngërthen në vete fushat e ndryshme të studimit që gjejnë zbatim në nivele të ndryshme të mbrojtjes shëndetësore, prandaj ky program do të përgatisë profesionistët shëndetësor që zhvillojnë kompetenca si profesionist të shëndetit publik, të cilët në menyre aktive do të angazhohen me komunitetin që të promovojne dhe mbrojnë shëndetin e tyre, të zvogëlojnë pabarazitë shëndetesore përgjate mangësive në sherbime të pamerituara dhe popullaten vulnerabile. Për kryerjen e obligimeve për përmbushje të kërkesave të përhershme në këtë fushë.
Rezultatet e Synuara të Mësimnxënies – Programi Shëndet Publik (BSc)
1. Njohuri
Pas përfundimit të programit, studenti pritet të jetë në gjendje të:
1.1Shpjegojë konceptet bazë të shëndetit publik, epidemiologjisë, promovimit të shëndetit dhe faktorëve socialë të shëndetit.
1.2. Kuptojë strukturën, funksionet dhe sistemet shëndetësore në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
1.3. Përshkruajë parimet e monitorimit të sëmundjeve, kontrollit të infeksioneve dhe reagimit të shpejtë ndaj emergjencave shëndetësore.
1.4. Shpjegojë bazat e statistikave shëndetësore dhe metodave të kërkimit në shëndetin publik.
1.5. Kuptojë politikat, ligjet dhe kornizat etike që udhëheqin praktikat e shëndetit publik.
2. Aftësi Praktike dhe Analitike
Studenti, pas përfundimit të programit, do të jetë në gjendje të:
2.1. Kryejë vlerësime të nevojave shëndetësore të komunitetit duke përdorur metoda epidemiologjike dhe analiza statistikore.
2.2. Përpilojë, implementojë dhe vlerësojë programe promovuese të shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve.
2.3. Mbledhë, menaxhojë dhe analizojë të dhëna shëndetësore për qëllime të planifikimit dhe vendimmarrjes.
2.4. Aplikojë protokolle për monitorimin e rreziqeve shëndetësore në komunitet (mjedis, ushqim, higjienë, epidemi).
2.5. Komunikojë në mënyrë efektive me komunitetin, institucionet dhe profesionistët e tjerë për çështje të shëndetit publik.
3. Kompetenca Profesionale dhe Etike
Studenti pritet të demonstrojë aftësinë për të:
3.1. Punuar në mënyrë profesionale brenda ekipeve multidisiplinare të shëndetit publik.
3.2. Zbatuar parimet etike në kërkime dhe praktika shëndetësore, duke respektuar konfidencialitetin dhe të drejtat e individit.
3.3. Aplikuar qasje të bazuara në evidencë në planifikimin, implementimin dhe vlerësimin e ndërhyrjeve shëndetësore.
3.4. Menaxhuar projekte, programe shëndetësore dhe resurset komunitare me efikasitet.
3.5. Promovuar pabarazitë e reduktuara shëndetësore përmes qasjeve të inkluzive dhe të orientuara në komunitet.
4. Aftësi të Përgjithshme
Pas përfundimit të studimeve, studenti do të jetë në gjendje të:
4.1. Demonstrojë aftësi në mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve të shëndetit publik.
4.2. Përdorë teknologji informative dhe sisteme të menaxhimit të të dhënave në punën profesionale.
4.3. Komunikojë qartë me publikun, kolegët dhe aktorë institucionalë në forma të shkruara dhe të folura.
4.4. Vazhdojë zhvillimin profesional të vazhdueshëm duke ndjekur trende dhe kërkime të reja në shëndetin publik.
Ndërsa sa i përketë vlerësimi të studentëve bëhet në përputhje me sylabusin e lëndës, vlerësimi i studentëve bëhet sipas tabelës në vijim:
|
Vlerësimi në pikë |
Nota përfundimtare |
|
91 – 100 |
10 ( ECTS – A) |
|
81 – 90 |
9 ( ECTS - B) |
|
71 – 80 |
8 ( ECTS - C) |
|
61 – 70 |
7 ( ETCS - D) |
|
51 – 60 |
6 ( ETCS - E) |
|
40 – 50 |
5 ( ETCS – FX) |
Studentët e diplomuar në fund të studimeve duhet të jetë në gjendje të:
1) Aplikojnë koncepte dhe modele nga disciplinat sociale dhe te sjelljes të cilat ndërlidhen me praktika ne shëndetin publik.
2) Te dijnë te përdorin burime te ndryshme te të dhënave, burime informatash dhe evidence e bazuar ne qasjen ndaj shëndetit publik.
3) Te planifikojnë, implementojnë dhe evoluojnë programet e shëndetit publik.
4) Të komunikoj informatat e shëndetit publik, duke përdorur diversitetin e popullatës dhe llojllojshmërinë e mediave.
5) Te dijë të vlerësoj statusin shëndetësor të popullatës, të determinoj shëndetin dhe sëmundjen, dhe faktorët që ndikojnë në promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjes përgjatë jetës. Të analizojë faktorët e sjelljes, social dhe ambiental që ndikojnë në shëndet dhe pabarazitë e shëndetit.
6) Të krahasojë sistemin shëndetësor te vendit tone me atë te vendeve tjera.
7) Të aplikojë principet themelore te epidemiologjisë dhe te interpretoj problemet e shëndetit publik.
8) Të demonstrojë kompetence ndaj nevojave kulturore te grupeve te ndryshme te popullatës dhe popullatës vulnerabile.
10) Të veprojë duke u bazuar në vlerat etike dhe profesionale ne praktikat e shëndetit publik, në hulumtim dhe edukim.
Studentët e diplomuar nga programi BSc. Shëndet Publik mund të punësohen në një gamë të gjerë institucionesh shëndetësore si në:
-
Nivel parësor, dytësor dhe tretësor.
-
Studentët e diplomuar kanë mundësi të gjera punësimi në të gjitha institucionet shëndetësore brenda dhe jashtë vendit.
-
Drejtoratet Komunale, Inspektoriatet Komunale dhe Qendrore etj.
Bartësit e programit :