Hulumtimet
Në UFAGJ, komponentës së hulumtimit i kushtohet një vëmendje e veçantë, posaqërisht nga menaxhmenti i ri i Universitetit. Hulumtimi është paraparë tek top prioritetet e Institucionit. Për këtë qëllim, Universiteti i Gjakovës “FEHMI AGANI” ka hartuar një plan konkret për hulumtim që i përmbush kërkesat e angazhimit dhe të kontributit të stafit akademik dhe studentëve, duke qenë pjesë shumë e rëndësishme e një sërë projekteve ndërkombëtare.
Sipas Rregullores për kërkime shkencore të aprovuar nga Senati i Universitetit parashihet zhvillimi i aktiviteteve hulumtuese themelore, të avancuara dhe aplikative në fushat e shkencave që UFAGJ organizon studime, me qëllim identifikimin e nevojave të tyre për profile specifike të kuadrove, organizimin e konferencave shkencore vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, zhvillimin e hulumtimit shkencor dhe bashkëpunimin me institucionet tjera hulumtuese në vend dhe jashtë vendit.
Veprimtaria kërkimore- shkencore financohet nga buxheti i UFAGJ, MASHT dhe partnerë dhe donatorë të jashtëm bashkëpjesëmarrës në projektet e përbashkëta.
Me buxhetin për kërkime dhe hulumtime shkencore mbulohen:
- Projektet hulumtuese të fakulteteve;
- Pjesëmarrja në konferenca shkencore ndërkombëtare;
- Botimi i punimeve shkencore në revista shkencore ndërkombëtare;
- Shpenzimet për bashkëfinancim- pjesëmarrje në projekte hulumtuese rajonale dhe ndërkombëtare.
Kembimi i kuadrove tona dhe studenteve është po ashtu një nga orientimet tona aktualish, stafi dhe studentët tonë janë aktiv në këto procese përmes kodit ERASMUS+ KA107
Menaxhmenti i FM bashkë me bartësit e programeve identifikojë fushat e interesit per hulumtim në Fakultetin e Mjekësisë me sa vijon:
- Shëndeti publik dhe promovimi i shëndetit;
- Mbrojtja e shëndetit të gruas;
- Geriatria, gerontologjia dhe plakja aktive;
- Kujdesi paliativ;
- Sëmundjet ngjitëse dhe kronike masovike;
Në UFAGJ hulumtimi është përcaktuar si një shqyrtim i kujdesshëm i studimit në lidhje me një shqetësim të veçantë ose një problem të zbërthyer detajisht përmes metodologjisë shkencore, e që reflektohen në planin e zhvillimit të hulumtimit të FM në UFAGJ.
Projektet e përfituara në kuadër të HERAS ku janë të involvuar stafi jonë akademik janë:
- Intervenimi perkutan koronare në pacientët me infarkt akut të miokardit në popullatën e Kosovës.
Themelimi i ndërveprimit efektiv të institucionalizuar në mes Universitetit dhe Alumni.
Konferenca e Dhjetorit, mbi prevenimin, patronazhin në kujdesin infermieror poashtu është aktivitet i rradhës, i mbështetur nga UGjFA, i organizuar nga mësimdhënës i FM. Poashtu në Këshilla Organizative, Shkencore e Moderim por edhe me prezentim janë të involvuar mësimdhënës, asistentë dhe studentë të FM të UGjFA.
Objektivat e hulumtimeve do të jenë.
1. Involvimi i mësimdhënësve dhe studentëve në punime kërkimore shkencore
2. Ruajtja dhe përmirësimi i shëndetit të popullatës
3. Adaptimi i praktikave të bazuar në fakte
4. Publikimi i hulumtimeve në revista profesionale dhe shkencore
Përdorimi i rasteve studimore, në veçanti atyre të bazuara në kompani dhe institucione kosovare, ka qenë disi i pazakonshëm dhe është nevojitur një ndryshim në strategjinë e mësimdhënies, mëximnxënies dhe vlerësimit. Dhe ky ndryshim ka një ndikim të thellë në përvojën mësimore të studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punë. Shemull i mire i kesaj praktike eshte Projekti EUFORIA i ERASMUS+.
Përveç këtyre projekteve hulumtuese, studentët dhe stafi mësimdhënës vazhdimisht kanë mundësi për të u involvuar në kuadër të projekteve të ndryshme ndërkombëtare përmes thirrjeve të ndryshme publike, të publikuara edhe në web faqet e UGjFA dhe në lokalet e FM të UGjFA.
I mbështetur nga Ambasada Amerikane, Fakulteti I Mjekesise eshte perfitues I dy projekteve ku njeri sapo ka perfunduar.,ku ishin te involvuar përveç stafit të rregullt edhe studentët të cilet kane ndihmuar në fazat e punës praktike në laborator dhe marrjen e mostrave te gjakut. Edhe në Projektin e rradhës të mbështetur nga Ambasada e ShBA, i cili ka filluar me fillimin e vitit të ri akademik, është planifikuar që të involvohen edhe stafi i FM studentët me punë konkrete dhe marrjen e mostrave te ujit per analiza nga ujrat e puseve ne Komunen e Gjakoves.
Studentët përmes punimeve të tyre ballafaqohen me punën kërkimore profesionalo/ shkencore, pra ballafaqohen me këto sfida qysh prej semestrave të parë përgjatë studimeve deri në diplomim. Studentët e UFAGJ-së janë të mbështetur dhe angazhuar në projekte kërkimore dhe aktivitete tjera. Për vitin 2018 kemi të shpenzuara rreth 2173 euro në aktivitete (janë zhvilluar ekspedita hulumtuese, vizita) dhe 49317 euro në mbështetje të studentëve në bazë të rezultateve në mësimnxënje, kurse për 2019 kemi 15717 euro të shpenzuara në aktivitete dhe 64 800 në mbështetje të studentëve në bazë të rezultateve në mësimnxënje.
Menaxhmenti i ri i UFAGJ, ka vendos si prioritet pratneritetin në fushën e bashkpunimit ndërkombëtar dhe projekteve të përbashkëta në sferën e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore. Aktualishte UFAGJ ështe partner serioz dhe kredibil në projektet ERASMUS+ që kemi në implementim.
Programme or initiative |
Reference number |
Beneficiary Organization |
Title of the project |
Vlera e projekti |
Erasmus+ CBHEI |
|
Polis University, |
DRIVE (Develop, Research and InnoVAtion capacitiEs in Albania and Kosovo); |
Pjesa e UFAGJ-së 23 310 euro |
Erasmus+ CBHEI |
610000-EPP-1-2019-XK-EPPKA2-CBHE-SP |
IBC-M College |
ResearchCult (Enhancing Research Culture in Higher Education in Kosovo) |
851 930 euro |
Erasmus+ CBHEI |
609906-EPP-1-2019-XK-EPPKA2-CBHE-JP |
University of Prishtina, Faculty of Education |
QATEK (Towards Quality Oriented System of Initial Teacher Education to Increase Teacher Professionalism in Kosovo) |
95 865 euro përfiton UFAGJ |
Erasmus+ CBHEI |
|
University “Kadri Zeka” |
QUADIC (Quality Development of International Cooperation and Project Management). |
53726 euro përfiton UFAGJ |
Erasmus+ CBHEI |
|
College Haimerer |
SMAHPC (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Centre) |
69 360 euro përfiton UFAGJ |