Menaxhimi shëndetsor

Programi studimor Master në Menaxhment Shëndetësor bazohet në ofrimin e njohurive, praktikimin e shkathtësive profesionale/ shkencore; vlerësimin e njohurive të ofruara, praktike dhe teorike; dizajnimi, diskutimi, prezantimi, zbatimi, kompletimi dhe shkrimi i projektit kërkimor; ofrimin e zgjërimit të njohurive krahas afinitetit të studentit dhe nevojave të tij/ saj. E gjithë kjo fokusohet në përmirësimin dhe forcimin e sistemit shëndetësor dhe përdorimin e standardeve globale të OBSH-së për arsim në sferën e shëndetësisë.

Misioni i ketij programi studimi është përgatitja e punonjësve shëndetësor në profilin Menaxhment Shëndetësor, të cilët me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme profesionale teorike dhe praktike e shkencore, do të jenë të aftë të menaxhojnë institucionet në sektorin publik apo privat, në vend dhe jashtë vendi në përputhje me standardet bashkëkohore të fushës. Studentët në Menaxhim Shëndetësor do të jenë përgjegjës në realizimin e detyrave dhe kompetencave në mënyrë individuale por edhe do të mbështeten në punën ekipore multidisciplinare. 

Programi synon edukimin dhe formimin cilësor universitar dhe profesional, formimin e vazhdueshëm dhe përshtatjen e veprimtarive të tij me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike, ku jemi të orientuar të ofrojmë studime të shkencave aplikative të lëmive shëndetësore. 
 

Emri i programit të studimit

Menaxhim Shëndetësor

Niveli i kualifikimit sipas KKK

MA (Niveli 7 sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve)

Grada akademike dhe emërtimi i diplomës

Master në Menaxhim shëndetësor (MA)

Fusha e studimit sipas ESAC

04:12

Profili i programit akademik

Akademik

Kohëzgjatja minimale e studimit

2 vite (4 semestra).

Forma e studimit

E rregullt

Numri i ECTS-ve

120 ECTS

 

Objektivat e programit master në “Menaxhim Shëndetësor” janë: 

1. Të përgatisim kuadro të afta profesionale për ofrimin e njohurive, shkathtësive dhe shërbimeve shëndetësore të nevojshme për komunitetin dhe tregun e punës;

2. Të sigurohemi që të diplomuarit në menaxhim shëndetësor të jenë plotësisht të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre në menaxhimin e institucioneve shëndetësore;

3. Të përgatisim kuadro të afta për menaxhimin e buimeve në kujdesin shëndetësor primar, sekondar dhe terciar;

4. Të ngrisë profilin e menaxhimit shëndetësor si zgjedhje për karrierë profesionale;

5. Rritja e pjesëmarrjes në projekte të ndryshme lokale e ndërkombëtare akademike dhe infrastrukturore;

6. Zgjerimi i bashkëpunimit dhe mobilitetet me institucione shëndetësore publike dhe private të të gjitha niveleve vendore dhe ndërkombëtare ;

7. Mbështetja e punës kërkimore shkencore;

8. Internacionalizimi i programeve tona – ofrimi i moduleve në gjuhë angleze;

9. Promovimi i shëndetit dhe stilit të shëndoshë të jetës;

10. Promovimi i etikës dhe komunikimit adekuat në raportet menaxher – profesionist shëndetësor dhe ndërkolegial

Programi menaxhment shëndetësor ngërthen në vete fushat e ndryshme të studimit që gjejnë zbatim në nivele të ndryshme të mbrojtjes shëndetësore, prandaj programi master i këstij lloji do të përgatisë profesionistët shëndetësor për kryerjen e obligimeve për përmbushje të kërkesave të përhershme në këtë fushë. 
 

Rezultatet e Synuara të Mësimnxënies – Menaxhim Shëndetësor (MA)
 

1. Njohuri të Avancuara

Pas përfundimit të programit, studenti do të jetë në gjendje të:
1.1. Shpjegojë bazat teorike dhe konceptet kryesore të menaxhimit shëndetësor, politikave shëndetësore dhe qeverisjes në sektorin e shëndetësisë.
1.2. Analizojë modelet organizative, funksionet dhe sfidat e institucioneve shëndetësore.
1.3. Kuptojë kornizat ligjore, administrative dhe etike që udhëheqin sistemet shëndetësore.
1.4. Vlerësojë rolin e politikëbërjes dhe proceseve të vendimmarrjes në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
1.5. Kuptojë parimet e menaxhimit strategjik, lidershipit dhe menaxhimit të cilësisë brenda institucioneve shëndetësore.


2. Aftësi Analitike dhe Organizative

Pas përfundimit të studimeve, studenti do të jetë në gjendje të:
2.1. Analizojë nevojat, kapacitetet dhe efikasitetin e institucioneve shëndetësore përmes metodave të vlerësimit organizativ.
2.2. Hartojë plane strategjike dhe operacionale për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
2.3. Zbatojë qasje të menaxhimit të cilësisë dhe përmirësimit të proceseve në nivel organizativ.
2.4. Përdorë teknika të komunikimit profesional, planifikimit dhe raportimit për qëllime menaxheriale.
2.5. Analizojë politikat ekzistuese shëndetësore dhe hartojë rekomandime të argumentuara për përmirësime.


3. Aftësi Menaxheriale dhe Lidership

Studenti do të jetë në gjendje të:
3.1. Udhëheqë ekipe dhe të menaxhojë burime njerëzore në organizata shëndetësore.
3.2. Zbatojë qasje të lidershipit transformues për menaxhimin e ndryshimeve institucionale.
3.3. Facilitojë bashkëpunimin ndërsektorial dhe koordinimin e aktorëve të ndryshëm në sektorin shëndetësor.
3.4. Menaxhojë projekte dhe programe brenda organizatave shëndetësore duke siguruar planifikim efektiv, monitorim dhe vlerësim.
3.5. Përdorë aftësi negociuese dhe menaxhim konflikti për përmirësimin e funksionimit organizativ.


4. Kompetenca Profesionale dhe Etike

Studenti pritet të demonstrojë aftësinë për të:
4.1. Zbatuar parime etike dhe standarde profesionale gjatë marrjes së vendimeve menaxheriale.
4.2. Promovuar qasje të barabarta, transparente dhe të orientuara drejt pacientit në shërbimet shëndetësore.
4.3. Siguruar llogaridhënie institucionale dhe respektimin e kornizave ligjore dhe rregullative.
4.4. Përfshirë komunitetin dhe palët e interesit në proceset e politikëbërjes dhe vlerësimit të shërbimeve.


5. Aftësi të Përgjithshme

Pas përfundimit të programit, studenti do të jetë në gjendje të:
5.1. Demonstrojë mendim kritik, analizë të avancuar dhe aftësi vendimmarrëse.
5.2. Komunikojë në mënyrë efektive dhe profesionale me publikun, kolegët dhe aktorët institucionalë.
5.3. Përdorë mjete digjitale dhe sisteme informatike për mbledhjen, analizën dhe prezantimin e të dhënave.
5.4. Angazhohet në zhvillimin profesional të vazhdueshëm dhe kërkim-shkencor në fushën e menaxhimit shëndetësor.

Ndërsa sa i përketë vlerësimi të studentëve bëhet në përputhje me sylabusin e lëndës, vlerësimi i studentëve bëhet sipas tabelës në vijim:
 

Vlerësimi në pikë

Nota përfundimtare

91 – 100

10       

81 – 90

 9         

71 – 80

 8         

61 – 70

 7         

51 – 60

 6         

40 – 50

   5           

 

Studentët e diplomuar nga programit Master Menaxhim Shëndetësore mund të punësohen në një gamë të gjerë institucionesh shëndetësore si në:

  • Nivel parësor, dytësor dhe tretësor.

  • Studentët e diplomuar kanë mundësi të gjera punësimi në të gjitha institucionet shëndetësore brenda dhe jashtë vendit.

 

Bartësit e programit :

Menaxhimi Shëndetësor MA 120 ECTS

Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani

Prof. Asoc. Dr. Faton Hoxha

tp-bottom