Programi Infermieri

Programi Bachelor në Infermieri u mundëson studentëve të fitojnë njohuri të thelluara mbi kujdesin ndaj pacientëve përmes studimit të konceptet teorike dhe metodologjike, duke zhvilluar aftësinë për t’i transferuar dhe aplikuar këto njohuri në praktikë. Infermierët e diplomuar janë profesionistë të aftë të ofrojnë kujdes parandalues, kurues, rehabilitues dhe qetësues për individin, familjen dhe komunitetin, si dhe të përgjigjen në mënyrë profesionale ndaj problemeve shëndetësore në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor. Programi i infermierisë është i ndarë në 6 semestra dhe kohëzgjatja e studimeve është 3 vite akademike, ekuivalente me 180 ECTS. Çdo semestër ka 30 ECTS kreditë.

Studimet përfshijnë bazën

  • shkencave themelore biomjekësore;
  • shkencat humane dhe sociale;
  • shkencat profesionale te infermierisë
     

Përmbajtja e programit është plotësisht e harmonizuar me kërkesat evropiane për formimin profesional në infermieri. Kurrikula është e strukturuar në mënyrë që kujdesi infermieror të integrohet me çdo lëndë specifike, duke krijuar lidhje të natyrshme ndërmjet tyre.  

   

Emri i programit të studimit

BSc Infermieri

Niveli i kualifikimit sipas KKK

BSc

Grada akademike dhe emërtimi i diplomës

BSc në Infermieri

Fusha e studimit sipas ESAC

Subject code 12.6 / ISCED Code 723

Kohëzgjatja minimale e studimit

3 vite / 6 semestra

Forma e studimit

E rregullt

Numri i ECTS kredive

180 ECTS gjithsej

 

Misioni i programit të studimeve Bachelor në infermieri është të pergatisë dhe aftësoj student të infermierise  të cilët me metodat me bashkekohore te mësimdhënies dhe mësimnxenies, do të përfitojnë aftësi profesionale, hulumtuese, inovative dhe bashkepunuese per ti sherbyer  nevojave te sistemit shendetesor dhe   komunitetit në përgjithësi brenda dhe jashtë vendit.

Qëllimi i programit të studimeve Bachelor në Infermieri është të ofrojë edukim cilësor universitar dhe profesional, duke përfshirë fusha që janë të ndërlidhura ngushtë me përmirësimin, mirëmbajtjen dhe promovimin e shëndetit të individit, familjes dhe komunitetit. Synimi i programit është të përgatisë profesionistë shëndetësorë – infermierë me njohuri dhe aftësi të avancuara në fushën profesionale infermierore dhe në atë kërkimore.

 

Objektivat e programit të Infermierisë janë:

  • Të përgatisë profesionistë me njohuri profesionale dhe shkathtësi të mira klinike në ofrimin e kujdesit infermieror cilësor dhe të sigurt për individin, familjen dhe komunitetin në gjithë sistemin shëndetësor.
  • Të përgatisë profesionistë që demonstrojnë dhe integrojnë njohuritë dhe aftësitë profesionale për të analizuar, hartuar, zbatuar dhe vlerësuar nevojat shëndetësore të komunitetit.
  • Të sigurojë përputhshmërinë e programit me nevojat e tregut të punës në vend dhe më gjerë.
  • Të garantojë nivele të larta të cilësisë dhe integritetit akademik.
  • Të mundësojë aplikimin e shkathtësive kërkimore në praktikat infermierore.
  • Të promovojë demonstrimin e sjelljeve profesionale dhe etike në praktikën infermierore.
  • Të zhvillojë profesionistë shëndetësorë me aftësi vendimmarrëse dhe shkathtësi të mira udhëheqëse.
  • Të formojë profesionistë shëndetësorë që demonstrojnë kompetenca komunikuese, bashkëpunuese dhe aftësi këshilluese në krijimin e ekipeve ndërprofesionale.

 

Vlerësimi i studentëve bëhet në përputhje me sylabusin e lëndës, vlerësimi i studentëve bëhet sipas tabelës në vijim.:

Vlerësimi në pikë

Nota përfundimtare

91 – 100

10       

81 – 90

  9         

71 – 80

  8         

61 – 70

  7         

51 – 60

  6         

40 – 50

5       

 

      Njohuritë profesionale dhe praktike të studentëve të diplomuar:

  • Ofrojnë shërbime shëndetësore profesionale dhe shkathtësi të mira klinike, cilësore dhe të sigurta në ofrimin e kujdesit infermieror për individin, familjen dhe komunitetin në gjithë sistemin shëndetësor.
  • Formulojnë objektiva afatshkurta dhe afatgjata në procesin e sëmundjes dhe rehabilitimit të klientit.
  • Identifikojnë nevojat shëndetësore të individit dhe grupeve të ndryshme brenda komunitetit dhe të ofrojnë kujdes shëndetësor duke përfshirë konceptet e promovimit të shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve.
  • Identifikojnë determinantët shëndetësorë psikosocialë, ekonomikë, politikë dhe ambientalë, si dhe ndikimin e tyre në shëndetin e individit dhe grupeve.
  • Aplikojnë shkathtësi kërkimore dhe njohuri të bazuara në prova në praktikat infermierore.
  • Aplikojnë konceptet organizative, udhëheqëse dhe menaxheriale në ofrimin e kujdesit infermieror me cilësi të lartë dhe përshtaten me inovacionet.
  • Praktikojnë aftësi efektive të komunikimit dhe bashkëpunimit me pacientin, familjarët dhe ekipet ndërprofesionale (multidisciplinare). Demonstrojnë sjellje profesionale, etike, morale dhe ligjore në praktikën infermierore
  • Aplikojnë të menduarit kritik në marrjen e vendimeve në situata të ndryshme me qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore. Aplikojnë teknologjinë dhe sistemet informatike në ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor dhe me kosto efektivitet
  • Punojnë në situata emergjente shëndetësore, në terren dhe në ambiente të ndryshme klinike.
     

Studentët e diplomuar nga programi BSc. Infermieri mund të punësohen në një gamë të gjerë institucionesh shëndetësore, publike dhe private si në:

  • Nivel parësor, dytësor dhe tretësor.
  • Studentët e diplomuar kanë mundësi të gjera punësimi në të gjitha institucionet shëndetësore brenda dhe jashtë vendit.
tp-bottom