Fizioterapi

Misioni dhe vizioni fundametnal i Universitetit është të krijoj, promovoj dhe transformoj dijen. Misioni i programit të studimit “Fizioterapi” është në përputhje me misionin e UFAGJ-së në tërësi dhe atë specifik të Fakultetit të Mjekësisë, përderisa përmes këtij programi atraktiv aplikativ synohet që studentëve tu ofrohet përvojë unike akademike, profesionale e hulumtuese në bashkëpunim me akterët e fushës (të gjitha institucionet shëndetësore publike në Kosovë, institucione shëndetësore private, klube sportive e organizata të tjera të ndryshme) me qëllim të përgatitjes së profesionistëve të rinjë të aftë dhe kompetent për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

  • Misioni i Programit të Fizioterapisë është përgatitja e profesionistëve shëndetësor në profilin profesional të Fizioterapisë, të cilët me njohuritë teorike, profesionale e shkencore, si dhe aftësitë e shkathtësitë praktike për ushtrimin e profesionit në të gjitha vendet ku parashihet sipas rregullativave e ligjeve përkatëse do të jenë të aftë të punojnë në sektorin e publik dhe privat, brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me standartet bashkëkohore të fushës.

Programi synon edukimin dhe formimin cilësor profesional, formimin e vazhdueshëm dhe përshtatjen e veprimtarive të tij me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike. Profesionistët e rinjë do të kenë mundësinë të mësojnë nga një program i ndërtuar mbi bazën e programeve referente të dëshmuara në universitete të respektuara, dhe i përshtatur sipas nevojave specifike lokale e ndërkombëtare të kohës. Për më tepër, një rëndësi të veçantë në hartim të programit dhe në mbarëvajtjen e tij do të ketë ndërlidhja me tregun e punës, si domosdoshmëri në perfeksionimin e ofertës akademike. 

Programi i studimit synon të ndërlidhë pjesën teorike dhe njohuritë fundamentale të fushave shëndetësore, me aftësimin praktik për zotërimin e teknikave dhe shkathtësive aplikative në ushtrimin e profesionit. Mësimi do të jetë i integruar mes atij teorik dhe praktik, përderisa rëndësi e veçantë do ti jepet integrimit të njohurive më të reja shkencore në proceset vendimmarrëse. Aftësimi dhe zhvillimi i kuadrove të reja në konceptet e bashkëkrijimit, të menduarit kritik, mësimit të bazuar në raste e situate shëndetësore/kërkimore do të jetë risija kryesore që e dallon këtë program me ato ekzistuese.

Objektivat e programit Fizioterapi janë përgatitja e kuadrova që të:

  • fitojnë njohuri teorike dhe praktike në shkencat themelore, humane dhe ato profesionale, duke përfshirë parimet, karekterisikat, kufinjtë dhe terminologjitë e përgjithshme dhe ato specifike në kuadër të një lënde, disipline, ose fushe të punës për të arritur gjykim të informuar rreth teorive dhe praktikave për të udhëhequr atë;

  • mësojnë të identifikojnë vlerat profesionale duke kuptuar një, ose më shumë specializime, që janë pjesa më e avancuar e një lënde, disipline, ose fushe të punës;

  • demonstrojnë mjeshtërinë dhe inovacionet për të zgjidhur probleme komplekse dhe të paparashikuara në fushën e fizioterapisë përmes praktikimit të konteksteve të nivelit profesional, që përfshijnë një shkallë të paparashikueshmërisë dhe/ose të specializimit dhe demonstrimin e origjinalitetit dhe qartësisë gjatë punës me çështje profesionale, duke gjykuar në situatat kur të dhënat janë të limituara, ose rrjedhin nga burime të ndryshme

  • demonstrojnë njohuri dhe kuptojnë mënyrat e zhvillimit të një lënde, disipline, ose fushe të punës, duke përfshirë një radhë të teknikave të përcaktuara të mbledhjes së të dhënave, ose metodologjitë e hulumtimit;

  • demonstrojnë mjeshtërinë dhe inovacionet për të zgjidhur probleme komplekse dhe të paparashikuara në fushën e fizioterapisë përmes përdorimit të shkathtësive manipulative, praktikave të dëshmuara, teknikave biomekanike e kineziologjike dhe materialeve të specializuara dhe të avancuara (teknologjisë dhe mjeteve ndihmëse orto-protetike);

  • demonstrojnë mjeshtërinë dhe inovacionet për të zgjidhur probleme komplekse dhe të paparashikuara në fushën e fizioterapisë përmes ekzekutimit të projekteve të definuara të hulumtimit, zhvillimit, ose hetimit dhe identifikimit e implementimit të të gjeturave;

  • realizojnë detyra apo studime të cilat përfshijë menaxhimin e aktiviteteve apo projekteve komplekse teknike dhe profesionale, të cilat mund të përfshijë përgjegjësinë për vendimmarrje në kontekste të paparashikuara të punës ose studimit apo të menaxhojnë zhvillimin profesional të individëve dhe grupeve, përfshirë veprimin efektiv nën udhëheqje në bashkëpunim me kolegët tjerë të kualifikuar, ushtrimin e autonomisë dhe iniciativës gjatë aktiviteteve profesionale dhe marrjen e përgjegjësisë kryesore për punën e të tjerëve dhe për një radhë të burimeve, bashkëpunimin me të tjerët për të siguruar ndryshime, zhvillim dhe/ose ide të reja dhe të marrurit me çështjet etike dhe profesionale në pajtim me kodet dhe praktikat ekzistuese profesionale;

  • Përballen me modele të ndryshme konceptesh, së bashku me dobitë dhe kufizimet e tyre në mjediset e ndryshme spitalore dhe jo spitalore;

  • Identifikojnë nevojat shëndetësore të individit dhe grupeve të ndryshme brenda komunitetit;

  • Formulojnë objektivat afatshkurta dhe afatgjata të procesit rehabilitues;

  • Planifikojnë, hartojnë dhe drejtojnë procesin fizioterapeutik; 

  • Identifikojnë determinuesit shëndetësor duke e përdorë sqasjes “biopsikosociale”; 

  • Realizojnë procesin fizioterapeutik në përputhje me ligjet lokale dhe ndërkombëtare në fuqi;

  • Ndihmojnë në krijimin e personelit mbështetës dhe bashkëpunojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e rolit të tyre profesional dhe në kërkimet shkencore.

tp-bottom