Profesoresha Kimete Canaj nga UFAGJ ligjëron në Universitetin e Studimeve Internacionale në Romë - UNINT

Profesoresha Kimete Canaj nga UFAGJ ligjëron në Universitetin e Studimeve Internacionale në Romë - UNINT

Në kuadër të projektit për bashkëpunim ndëruniversitar COMMO VII Erasmus + KA171, Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj nga Fakulteti i Mjekësisë së Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, ka ndarë njohuritë e saj me studentët e Universitetit të Studimeve Ndërkombëtare në Romë (UNINT). Gjatë 8 orëve të pasura me informacion, ajo ka mbajtur ligjërata të frytshme në Fakultetin e Linguistikës në Sektorin e përkthimit të gjuhës gjermane dhe italiane.

Ligjëratat e Profesoreshës Canaj janë përqendruar në temat të rëndësishme si “Shumëgjuhësia në Kosovë”, “Fonetika dhe fonologjia e gjuhës gjermane” dhe “Vështirësitë gjatë përkthimit dhe interpretimit”. Studentët e vitit të parë dhe të tretë janë përfshirë aktivisht në këto sesione mësimore, duke shfaqur interes të jashtëzakonshëm për njohuritë dhe sfidat në fushën e përkthimit dhe interpretimit.

Përvoja e Profesoreshës Canaj ka sjellë një eksperiencë unike për studentët e UNINT dhe ka kontribuar në ndërtimin e një udhërrëfyesi të pasur në lidhje me shumëgjuhësinë, fonetikën dhe vështirësitë në përkthim dhe interpretim.

Interesimi i madh i studentëve për të dëgjuar për Kosovën dhe njohuritë e gjuhëve të huaja tregon rëndësinë e shkëmbimit të kulturave dhe njohurive ndërkombëtare.

Fotot e lajmit

tp-bottom