Solidariteti në veprim: UFAGJ dhuron gjak në Ditët e Vullnetarizmit

Solidariteti në veprim: UFAGJ dhuron gjak në Ditët e Vullnetarizmit

Në kuadër të ditës së vullnetarizmit, në laboratorët e Fakultetit të Mjekësisë të UFAGJ-së, në bashkëpunim me Këshillin Studentor të FM-së dhe nën përkujdesjen e Parlamentit Studentor të UFAGJ-së, u organizua një aktivitet dedikuar dhurimit të gjakut. Në këtë periudhë, dhurimi i gjakut shquhet si një nga veprimet më humanitare që njerëzit mund të kryejnë. Studentët e UFAGJ-së treguan përsëri vlerat e tyre heroike, dhe për këtë, Parlamenti Studentor shprehet në shenjë mirënjohjeje. Një donacion i vogël gjaku ka potencialin për të shpëtuar tre jetë.

Përveç studentëve, edhe drejtuesit akademikë si rektori, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, prorektori, Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku, dhe Prof. Ass. Dr. Skender Ukaj shprehën solidaritetin e tyre duke dhuruar gjak. Gjithashtu edhe zyrtarja e administrative e Fakultetit të Mjekësisë, Dorina Ponosheci Baraku, dha kontributin e saj duke u bërë shembull për studentët dhe personelin akademik.

Parlamenti Studentor falënderon ekipin e transfuzionit për përpjekjet e tyre të palodhura, si dhe Dekanin e FM, Prof. Dr. Haxhi Kamberi, dhe Prodekanen, Prof. Dafina Kaçuri, për lejimin e përdorimit të laboratorit dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Sot, nga Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë janë siguruar në total 31 doza gjaku, duke ndihmuar në rritjen e rezervave të gjakut për nevojat e mjekësisë.

Fotot e lajmit

tp-bottom